LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përgatitet të shohë largimin e katër yjeve këtë verë

Barcelona përgatitet të shohë largimin e katër yjeve këtë verë

Drejtuesit e Barcelonës janë të përgatitur të shohin katër nga lojtarët e tyre të rinj më të ndritur që të largohen këtë verë teksa luftojnë me ligjet e Fair Play Financiar.

Sipas gazetës AS, Barcelona duhet të bëjë disa thirrje serioze nëse dëshiron të jetë aktive në tregun e transferimeve.


Në mbrojtje, të gjitha indikacionet janë se qendërmbrojtësi Eric Garcia do të largohet, veçanërisht nëse ardhja e Inigo Martinez nga Athletic Bilbao konfirmohet.

Pjesa tjetër e mbrojtësve të Xavi Hernndezit kanë besimin e plotë të trajnerit të Barçës dhe ekipit të tij – përfshirë Jordi Alba, të cilit i skadon kontrata në 2024 dhe është përshtatur në mënyrë të përsosur me rolin e tij të ri në ekipin e parë.

Në mesfushë, Barça po pret një vendim nga Sergio Busquets për të ardhmen e tij. Megjithatë, veterani nuk pritet të largohet dhe – si në mbrojtje – vetëm një mesfushor është caktuar për largim.

19-vjeçari Pablo Torre është në linjë për një largim, por jo një lëvizje të përhershme.

Trajnerët e Barçës janë të vetëdijshëm se një sezon tjetër pa lojë të rregullt do të jetë i dëmshëm për zhvillimin e tij si lojtar, kështu që parashikohet që ai të huazohet në një klub tjetër në ligën spanjolle.

E vetmja zonë e fushës ku Barça nuk përjashton ndryshimet e mëdha të personelit është në sulm, kryesisht sepse katalunasit duhet urgjentisht të lirojnë hapësirën e pagave që të mund të bëjnë nënshkrimet që duan këtë verë.

Dy emra shfaqen në krye të listës së viktimave të mundshme janë: Ansu Fati dhe Ferran Torres.

Barça ende nuk ka marrë një vendim, dhe e ardhmja e Ansu Fati mbetet temë e debatit intensiv brenda klubit. Me Ferran Torres, Barça po mendon ta shesë atë vetëm nga nevoja financiare dhe jo sportive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori