Myrto Uzuni është duke kaluar një formë shumë të mirë me Granadën në La Liga 2, duke kryesuar listën e golashënuesve me 20 gola dhe 4 asist.
Duke folur në konferencën për mediet, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen me Poloninë në kuadër të eliminatoreve EURO 2024, sulmuesi theksoi se Sylvinho bën ndeshje sulmuese, ndaj dhe në Varshavë do të bëjnë lojë ofensive.
Sa i përket së ardhmes, Uzuni zbuloi se ka oferta nga Liga Premier, La Liga dhe Italia.
Ke realizuar 20 gola me Granadën edhe pse ke luajtur herë në qendër e herë në krah. Në kombëtare ku do doje të luaje?
“Jam shumë i lumtur që jam thërritur në Kombëtare. Pozicioni që më pëlqen më shumë në fushë është në qendër, pra qendërsulmues, aty mendoj se shënoj më shumë gola.”
Si të duket ndryshimi i trajnerit dhe afrimi i lojtarëve të rinj?
“Jam i lumtur për ndryshimin, është një frymë e re dhe një mentalitet i ri. Lojtarëve të rinj u uroj mirëseardhjen dhe shpresoj të adaptohen sa më shpejt me ne e të japin maksimumin.”
Ke shënuar shumë me Granadën, po për Kombëtaren ke gola?
“Këtu është një përgjegjësi më e madhe, por them se tani kam më shumë eksperiencë dhe besoj se koha do e tregojë më së miri.”
A mendon se Sylvinho ka besim te ti, çfarë të ka thënë?
“Trajneri ka shumë besim te unë dhe uroj t’ja shpërblej.”
Mesatare më të mirë golash se Lewandowski, a mendon se do ia dalësh të shënosh në Poloni?
“Kur futem në fushë dua të shënoj, kjo është puna ime që të shënoj.”
Më i qetë me Sylvinhon apo me Rejën?
“Normal që jam më i qetë, pasi Sylvinho bën lojë sulmuese dhe unë aty jam mirë.”
E ardhmja: “Kam oferta nga Premier League, nga La Liga dhe nga Italia. Por këtu kam ardhur për Kombëtaren dhe jam këtu për këtë jo për të folur për Granadën apo të ardhmen.”
Si mendon se do jetë loja ndaj Polonisë më sulmuese apo më shumë në mbrojtje?
“Mendoj se do luajmë një lojë më shumë ofensive se më parë.”
Kombëtarja është grumbulluar këtë të hënë në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, ndërsa më 27 mars do të përballen në transfertë me Poloninë. /ss/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare