LAJMI I FUNDIT:

Nga Uzuni te Prenga e Seferi, shkëlqimi i futbollistëve të Shqipërisë në Evropë

Nga Uzuni te Prenga e Seferi, shkëlqimi i futbollistëve të Shqipërisë në Evropë

Pak ditë përpara grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, futbollistët kuqezi po luajnë rregullisht në Evropë me klubet përkatëse, ndërsa nuk mungojnë paraqitjet pozitive dhe golat.

Myrto Uzuni nuk di të ndalet, teksa këtë fundjavë realizoi golin e 18-të në radhët e ekipit të Granada-s. Një gol i vlefshëm për ekipin spanjoll, që renditet tashmë në vendin e dytë.


Myrto Uzuni vazhdon me gola, statistikat e tij në fitoren e Granadas
Lexo po ashtu Myrto Uzuni vazhdon me gola, statistikat e tij në fitoren e Granadas

Mbrojtësi kuqezi, Herdi Prenga ka zhvilluar një ndeshje fantastike në Hungari. Prenga ka arritur të shënojë dy gola me kokë për skuadrën e Honvedit në sfidën kundër Pushkash Akademi. Taulant Seferi është bërë sërish protagonist në Ukrainë, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 16 minutave lojë me skuadrën e tij Vorskla Poltava kundër Zoria Luhansk.

Edhe sulmuesi Ernest Muçi po kalon një formë mjaft të mirë në Poloni me Legian e Varshavës teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polakë. Sulmuesi shqiptar dhuroi një asist në minutën e 38-të për bomberin kryesor Thomas Pekhart, i cili e ktheu në gol.

Sakaq, edhe futbollistët e tjerë të kombëtares kanë pasur paraqitje mjaft të mira. Treshja e mbrojtjes, Elseid Hysaj – Berat Gjimshiti – Ardian Ismajli janë vlerësuar me nota mjaft të mira nga uebsajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori