LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi këtë javë me dy seanca, të enjten Kurti raporton për takimin në Ohër

Kuvendi këtë javë me dy seanca, të enjten Kurti raporton për takimin në Ohër

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se të enjten do të mbahet seancë e re, ku do të ketë raportim të kryeministrit Albin Kurti për takimin në Ohër.

Kusari-Lila gjithashtu njoftoj se edhe të mërkurën do të ketë seancë ku në rend dite janë pikat e pa përfunduara nga seancat e kaluara.


“Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Dita e enjte do të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin në Ohër”, tha Kusari-Lila.

E pyetur se në rast të sjelljes për votim në Kuvend të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila theksoi se paraprakisht duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar.

“Për tu sjell marrëveshja në Kuvend, duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar. Në Ohër ka pasur dakordim në parim, deri më tash nuk ka material për tu sjellë në Kuvend. Nëse sjellët në Kuvend do ta shqyrtojmë materialin”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori