LAJMI I FUNDIT:

Lista e Kosovës pëson ndryshime para dy ndeshjeve kualifikuese ‘Euro 2024’ – Giresse jep detajet

Lista e Kosovës pëson ndryshime para dy ndeshjeve kualifikuese ‘Euro 2024’ – Giresse jep detajet

Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media për dy ndeshjet që Kosova i zhvillon në këtë muaj (mars).

Trajneri i Dardanëve ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar pak ditë më parë për ndeshjen ndaj Izraelit që luhet më 25 mars në Tel Aviv, ndërsa tri ditë më vonë na viziton Andorra.


Giresse bëri të ditur se te Elbasan Rashani që mungon shkaku i lëndimit ende nuk kanë marrë vendim që ta zëvendësojë me ndonjë lojtar edhe pse parashihet të jetë Ermal Krasniqi, ndërsa Uran Bilsmimin do ta zëvendësojë Blendi Idrizi.

“Ndodhemi në një grup që nuk është i vështirë, por që është një grup që nuk duhet nënçmuar, mirëpo kemi ambicie që të kalojmë më tej”, deklaroi fillimisht Giresse.

“Kemi dy ndryshime në listë, pasi Elbasan Rashani ka pësuar lëndim, ndërsa Uran Bislimi që detaje do të japim në vazhdim”.

“Në vend të Bislimit do të jetë Blendi Idrizi, gjersa listën tonë e përbëjnë 25 lojtarë – në vend të Rashanit nuk do të ketë lojtar që e zëvendëson”.

“Sa i përket Ermal Krasniqit, ai është në paralistë, dhe nuk është ftuar në listën bazë, andaj mbetet të shihet më tej, pasi kemi lojtarë që janë ftuar por që janë në dyshime se a do të jenë pjesë e saj deri në fund shkaku i disa lëndimeve”.

“Ajo çfarë është me rëndësi për mua është baza që kemi krijuar nga ndeshjet e kaluara, pavarësisht se nuk arritëm objektivat tona, ne kemi bërë paraqitje të mira”.

“Ka disa lojtarë që i shikojmë, por që janë disa prej tyre që nuk janë gati për këtë nivel, por në të ardhmen ne e kemi fokusin tek ta”, ka shtuar më tej trajneri i Dardanëve.

Kujtojmë se Ermal Krasniqi gjendet në Kosovë dhe është duke pritur ftesën për ekipin e parë, pasi aktualisht është në listën e lojtarëve rezervë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori