LAJMI I FUNDIT:

“Albin Zajedncia”, PSD thërret protestë më 25 mars

“Albin Zajedncia”, PSD thërret protestë më 25 mars

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.

Në një konferencë për medie, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.

“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.


Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!”,ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, ndryshe prej asaj që ka thënë pas takimit në Ohër të shtunën kryeministri Albin Kurti, dialogu në qendër të tij nuk e ka njohjen de facto, por Asociacionin, kundër të cilit edhe po thirret protesta.

“Në ditën më të jashtëzakonshme asnjë gjë nuk kanë thënë, prandaj besoj që demokracia është në rrezik. Ne kemi vendosur që të kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës, nuk ka kuptim në këto rrethana të mos japin llogari. 75 për qind të respondentëve në Kosovë janë kundër themelimit të Asociacionit. Përveç se legjitime dhe e drejtë, protesta është e domosdoshme dhe e vetmja. Nga tash, emri dhe mbiemri i kryeministrit është Albin Zajdenica për PSD-në dhe për qytetarët që janë kundër”, ka thënë ai. /Telegrafi/