Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është më LDK së paku për 100 herë më shumë se sa kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku”.
Kështu është shprehur ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, për kryetarin e aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Hyseni, ka thënë se nuk pajtohet me qasjen e Abdixhikur karshi dialogut dhe planit evropian, për të cilin është duke negociuar Qeveria Kurti.
Ai në Debat Plus në RTV Dukagjini, tha se është gabim që të sulmohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e marrëveshjes me Serbinë.
Sipas tij, Kurti duhet të sulmohet për shumë gjëra dhe se ka mjaft hapësira për ta kritikuar, por jo edhe për planin evropian.
“Unë e kam dëgjuar Lumirin e kam dëgjua dhe shumë të tjerë anëtarë të kryesisë së LDK-së. Unë nuk pajtohem me këtë qasje, unë jam më LDK-së se Lumir Abdixhiku 100 herë. Në çështjen e marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdo-qoftë, sepse është marrëveshje ultimative e vendosur në tavoline, është ndëshkim ndërkombëtar për politikat luftënxitëse edhe në Kosovë dhe Serbi dhe duhet të kuptohet qartë dhe është ndërprerje e një katandisje të mëtejme të Kosovës, është mirë të nënshkruhet, është mirë që opozita të sillet pak më ndryshe”, ka thënë ai.
Hyseni u shpreh, se në rast se nuk nënshkruhet marrëveshja e propozuar nga BE, shteti i Kosovës do të përballet me pasoja tejet të dëmshme.
Sipas tij, është interes i bashkësisë ndërkombëtare me theks të veçantë i ShBA-së, që të krijohet stabilitet në Kosovë.
“Opozita mund frontalisht ta sulmojë Kurtin për 100 mijë çështje të tjera, ka boll çështje që mund ta zënë Kurtin ngushtë. Por nëse provojnë ta zënë ngushtë për nënshkrimin e marrëveshje është gabim, sepse nuk ka rrugë tjetër. Alternativa është vazhdimi i katandisjes, vazhdimi i konfrontimit me bashkësinë ndërkombëtare. SHBA-së mbi të gjitha i intereson të ruhet një stabilitet dhe të krijohen disa dispozita elementare që situata të krijohet stabile”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame