LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën.

“Pranvera studentore është nisma e kauzës sonë, është paralajmërim i hershëm i lirisë dhe moment kthese në rrjedhën e historisë sonë. Demonstratat e nisura më 11 mars 1981 u pasuan edhe nga shumë protesta të tjera, por me synimin e njëjtë”, ka shkruar Osmani.

“Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme. Sakrifica dhe guximi i tyre 42-vite më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/