Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi takoi të premten të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtij të fundit, Krasniqi tha se ia ka shprehur rezervat sa i përket marrëveshjes së propozuar për normalizim të raporteve. Sipas tij në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellë, por asociacion në qendër.
Ai deklaroi se marrëveshja aktuale nuk do ta ketë votën e PDK-së në Kuvend por theksoi se qëndrimin do të japin pasi të shohin tekstin final që përfshinë aneksin e marrëveshjes.
Krasniqi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka humbur mundësinë që vërtetë të arrijë të bind mbështetësit ndërkombëtar që të përkrahin Kosovën në realizimin e qëllimeve shtetërore.
“Zotit Lajçak ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes, për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut në vazhdimësi, duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë.
Ky ka qenë gjithmonë jo vetëm qëndrimi ynë, por edhe qasja e partnerëve ndërkombëtar. Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, tashmë jo me njohje të ndërsjellë por me Asociacionin në qendër…
Sot, ne nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sot nuk kemi një marrëveshje finale, sot nuk kemi njohje të ndërsjellë, sot kemi një marrëveshje të përkohshme, sot kemi Asociacionin të cilin ne nuk e kundërshtojmë sepse nuk e kemi kundërshtuar as më herët sepse ai edhe kur të themelohet duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës padyshim, por kemi nene të caktuara në marrëveshje që rrezikojnë të shkojnë përtej Asociacionit, e çka është më e keqja përtej Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.
Për PDK-në, marrëveshja e propozuar nuk është e mjaftueshme dhe nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës.
“Qëndrimi konsistent i Partisë Demokratike të Kosovës, jo vetëm i shprehur së voni në kuadër të zhvillimeve të procesit të tashëm, por që nga viti 2018 dhe formalisht i ndërlidhur është vetëm me arritjen e qëllimit të njohjes së ndërsjellë. Pa njohje të ndërsjellë ne do të kemi vazhdim të dialogut, ashtu siç e parasheh neni 6 i marrëveshjes do të ketë pra vazhdimësi të pafundme të këtij procesi i cili do të jetë kushedi sa i gjatë, ndoshta edhe dhjetë, 12, ndoshta edhe 15 vjet, por krijon një ‘status quo’ të re e cila nuk e përfundon konfliktin e ngrirë me Serbinë.
Andaj, edhe njëherë e shpreh edhe këtu para jush qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, që ne e shohim marrëveshjen si të pamjaftueshme, që nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës dhe që përtej hapave potencialisht pozitiv përpara krijon po ashtu edhe shumë pikëpyetje për të cilat fatkeqësisht deri sot kryeministri i Kosovës, përgjegjësi kryesor i kësaj situatë nuk e ka dhënë asnjë përgjigje”, ka thënë Krasniqi.
Se a do ta votojë PDK një marrëveshje të tillë nëse dërgohet në Kuvend, Krasniqi tha se duhet ta shohin aneksin, që përfshin planin e implementimit.
“Sa i përket votimit në Kuvend është obligim të sillet në Kuvend, marrëveshja i plotëson kriteret e kërkuara nga neni 18 i Kushtetutës paragrafi 1. Kurdo që të vjen në Kuvend do ta shohim tekstin final që ndërlidhet me aneksin, me nenin 11. Ky tekst, kështu siç është nuk mund ta ketë dhe nuk do ta ketë mbështetjen dhe votën e Partisë Demokratike të Kosovës, por vendimi dhe qëndrimi ynë final do të jepet pasi të shohim taksin final sepse këto dhjetë nene janë shkruar me gjuhë ambiguitetit konstruktiv, të dykuptimësisë që ta bëjnë më të lehtë të pranueshme për palët, por marrëveshja reale është të aneksi, plani i implementimit, te neni 11 dhe këtë nuk e ka parë ende askush… Ky do të jetë besoj neni më i rëndësishëm për të marrë vendimin final”, ka thënë Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj