LAJMI I FUNDIT:

Dybala e sheh të ardhmen te Roma: Qëllimi është ta fitojmë Ligën e Evropës

Dybala e sheh të ardhmen te Roma: Qëllimi është ta fitojmë Ligën e Evropës

Paulo Dybala është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në vitin e tij të parë te Roma.

Giallorosët kanë marrë fitore të madhe në 1/8 e finales së Ligës së Evropës ndaj Real Sociedad me rezultat 2-0, ku Dybala ishte protagonist me një asistim për golin e dytë të realizuar nga Marash Kumbulla.

Ylli argjentinas ka një klauzolë largimi nga Roma prej 20 milionë euro, por skuadra italiane dëshiron t’ia rinovojë kontratën pasi duan ta mbajnë në radhët e veta.


Ka qenë vet argjentinasi që ka konfirmuar se e ardhmja e tij është te Roma dhe se ka për synim ngritjen e kësaj skuadre.

“Me siguri do të flasim më vonë për të klauzolën dhe kontratën. E ardhmja imë është këtu, në ngritjen e Romës në krye dhe mendoj se do ta bëjmë”.

29-vjeçari thotë se do të ishte diçka e bukur nëse arrijnë ta fitojnë Ligën e Evropës.

“Çfarë do të ndodhë atëherë nuk e di, sepse gjëja më e rëndësishme tani janë ndeshjet. Fitimi i Ligës së Evropës do të ishte diçka e pabesueshme, qyteti do të shpërthente. Pothuajse siç bëri Buenos Aires në Kupën e Botës”.

“Një nga arsyet që më bëri të transferohem te Roma ishte Jose Mourinho. Thirrja e tij më bindi të vij këtu, pata mundësinë të luaj me më të mirët në botë dhe tani kam mundësinë të jem nën urdhrat e një prej trajnerëve më të mirë”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

Ish-anëtari i Palermos dhe Juventusit këtë edicion në 27 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori