LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije

Krasniqi: Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije

Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë së Ferdonije Qerkezit është zhvendosur në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Dhomë të cilën e ka vizituar kryetari i patrisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.


“Janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre. Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

“Edhe sonte, pata nderin që ta takoj në ekspozitën e Artan Korenicës, në të cilën u shfaq edhe një film i shkurtër për jetën e saj. “Mirë se vini në tavolinë” – është një ekspozitë e cila duhet të vizitohet nga të gjithë, që, të paktën për disa momente, secili të solidarizohet dhe të ndajë dhembjen me nanën Ferdonije dhe qindra familje të të pagjeturve të Kosovës”, u shpreh ai.

Po ashtu Krasniqi theksoi se me këtë ekspozitë, Artan Korenica ka dëshmuar edhe një herë se është një nga artistët më të mirë dhe më origjinal që kemi.

“Faleminderit për të vërtetën dhe emocionet, Artan!”, ka shkruar Krasniqi.

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 8 mars e deri më 22 mars. Kurse autor i kësaj ekspozite është Artan Korenica.