LAJMI I FUNDIT:

Britaniku bëri një tatuazh të pazakontë në barkun e tij për t’iu dukur muskuloz

Britaniku bëri një tatuazh të pazakontë në barkun e tij për t’iu dukur muskuloz

Një burrë nga Mbretëria e Bashkuar gjeti një mënyrë interesante për të pasur një bark të tonifikuar pa bërë fare ushtrime.

Ai bëri tatuazh gjashtë pako në stomak, në mënyrë që të duket se ka një bark të sheshtë dhe muskuloz, transmeton Telegrafi.


Një video në Instagram që detajon procedurën e tij hiper-realiste po shpërthen aktualisht në internet, me më shumë se 247 mijë pëlqime.

“Ka qenë një nga kërkesat e mia më të pazakonta”, tha Dean Gunther, artisti i tatuazheve.

Gunther i cili drejton lokalin Color Realism Tattoos në Mbretërinë e Bashkuarm, tha se klienti i paidentifikuar donte që trupi i tij të ishte gati për verë pa pasur nevojë të ushtronte ose të ndryshonte zakonet e tij të të ngrënit.

“Ai gjithmonë donte të kishte një stomak muskuloz, por nuk donte të bënte palestër apo të mbante dietë”, shpjegoi artisti. /Telegrafi/