LAJMI I FUNDIT:

De Jong duket i bindur tani për të kaluar te Manchester United

De Jong duket i bindur tani për të kaluar te Manchester United

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong më në fund është i bindur për një transferim te Manchester United.

Djajtë e Kuq nisën një ofertë në verë për De Jong , vitin e kaluar, por ishin të pasuksesshme në përpjekjet e tyre për të ribashkuar mesfushorin me ish-trajnerin e tij të Ajax, Erik ten Hag.

Megjithatë, pas largimeve nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, De Jong tani është i prirur të bashkohet me Man Utd, shkruan talkSPORT.


De Jong është gjithashtu i interesuar të luajë së bashku me ish-asin e Real Madrid, Casemiron.

Ten Hag shpreson se “faktori i suksesit ” në Old Trafford do të ndikojë në vendimin e De Jong. Lojtari ishte dëshmitar i atmosferës në Old Trafford javën e kaluar në humbjen 2-1 të Barçës në Ligën e Evropës.

Situata financiare e Barcelonës është ende në gjendje të keqe dhe gjigantët katalanas janë nën presion për të ulur faturën e pagave.

Po ashtu ata nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me ndonjë lojtar të ri gjatë verës.

Barcelonës i duhen mbi 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve aktualë për të pasur rast të futen në afatin kalimtar këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori