LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Putini dhe rusët e tjerë do të mbahen përgjegjës për krimet në Ukrainë

Von der Leyen: Putini dhe rusët e tjerë do të mbahen përgjegjës për krimet në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komentoi njoftimin se në Hagë mund të krijohet një organ ligjor për ndjekjen penale të krimeve në Ukrainë.

“Federata Ruse dhe lidershipi i saj janë përgjegjës për krimet e kryera në Ukrainë”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Leyen kështur deklaroi rreth krijimit të Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Agresionit kundër Ukrainës, të publikuar sot në faqen e internetit të Delegacionit të BE-së në Ukrainë.


Sipas pretendimeve të saj, dihet se forcat ruse kanë kryer tortura, abuzime, dhunë seksuale dhe ekzekutime ndërsa shtoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime të tmerrshme, si dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të sjellë autorët para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Publikohen pamje të reja të rrëzimit të aeroplanit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Publikohen pamje të reja të rrëzimit të aeroplanit rus në Ukrainë

Në konferencën ndërkombëtare në Lviv këtë fundjavë do të nënshkruhet marrëveshja për formimin e një Qendre të re Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Agresionit (ICPA), njoftoi presidentja e Komisionit Evropian.

“Jam krenar që në këtë konferencë, si hap i parë, do të nënshkruhet një marrëveshje për krijimin në Hagë të një Qendre Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Agresionit. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë, me partnerët tanë, për të siguruar se rusët do të paguajnë”, tha Ursula von der Leyen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Kalo në kategori