LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka po nënshkruan marrëveshje të re me Arsenalin – por sa fiton ai aktualisht

Granit Xhaka po nënshkruan marrëveshje të re me Arsenalin – por sa fiton ai aktualisht

Zëvendës-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij në klub dhe bisedimet janë zhvilluar për një kontratë të re, raporton 90min.

Lojtari shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka arritur ta kthejë plotësisht karrierën e tij te Topçinjtë gjatë dy sezoneve të fundit.


Ai dukej se po shkonte drejt largimit, pasi sulmoi tifozët në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Crystal Palaces në tetor 2019, duke iu hequr më pas shiriti i kapitenit.

Votim interesant nga Granit Xhaka për çmimin “The Best” nga FIFA
Lexo po ashtu Votim interesant nga Granit Xhaka për çmimin “The Best” nga FIFA

Një lëvizje në Hertha Berlin ishte afër të realizohej, por Mikel Arteta e bindi Xhakën të ndryshonte mendje dhe të qëndronte në klubin që iu bashkua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

30-vjeçari e ka çimentuar statusin e tij si një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier – duke luajtur një rol kyç në ngritjen e Arsenalit dhe në sfidimin për titull.

"Ma bëri rezervimin dhe nuk më la të paguaja darkën" - Jorginho flet për veprimin e Xhakës dhe zënkat që kishte në të kaluarën
Lexo po ashtu "Ma bëri rezervimin dhe nuk më la të paguaja darkën" - Jorginho flet për veprimin e Xhakës dhe zënkat që kishte në të kaluarën

Në të vërtetë, Arsenali tashmë ka zhvilluar bisedime me Xhakën për një marrëveshje të re, derisa aktualisht fiton 136 mijë euro në javë, ndërsa në sezon i bije mbi shtatë milionë euro.

Kontrata aktuale e Xhakës skadon në verën e vitit 2024, megjithëse Arsenali ka një opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër, dhe shpresohet që negociatat të mund të përfundojnë mjaft shpejt pasi ka një vullnet nga të dyja palët për të rënë dakord për kushtet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori