LAJMI I FUNDIT:

“Ma bëri rezervimin dhe nuk më la të paguaja darkën” – Jorginho flet për veprimin e Xhakës dhe zënkat që kishte në të kaluarën

“Ma bëri rezervimin dhe nuk më la të paguaja darkën” – Jorginho flet për veprimin e Xhakës dhe zënkat që kishte në të kaluarën

Jorginho ka zbuluar se Granit Xhaka nuk e ka lënë ta paguaj një darkë, menjëherë pasi nënshkroi për Topçinjtë, pavarësisht marrëdhënieve të ftohta më parë mes dyshes.

Italiani përfundoi kalimin në Emirates Stadium për 15 milionë euro nga Chelsea. Ai tashmë ka shijuar një ndikim pozitiv në Londrën Veriore, derisa ndihmoi Topçinjtë të fitojnë në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas.


I pyetur nëse ishte i lumtur që tani do të ishte bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, Jorginho kishte një përgjigje të thjeshtë dhe vlerësoi natyrën e mirë të Xhakës jashtë fushës.

Xhaka tregon formulën e suksesit të Arsenalit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Xhaka tregon formulën e suksesit të Arsenalit në Ligën Premier

Duke folur për beIN Sports, italiani tha: “Po, jam i lumtur. Ne patëm disa zënka në fushë më parë (me Xhakën), por jashtë fushës, ai është një djalë vërtet i mirë”.

“Po, jashtë fushës (Xhaka është ndryshe). E pyeta një ditë tjetër se ku mund të dilja për darkë dhe ai më rezervoi dhe nuk më la të paguaj gjithashtu. Isha si ‘Ok, faleminderit shumë’ (qesh)”.

Bëhet viral fjalimi i Granit Xhakës para derbit me Tottenhamin – një lider i lindur
Lexo po ashtu Bëhet viral fjalimi i Granit Xhakës para derbit me Tottenhamin – një lider i lindur

“Pra, po, ai është një djalë vërtet, vërtet i mirë dhe jam i lumtur që mund ta shoh këtë pjesë tjetër të tij”, ka shtuar më tej mesfushori.

Jorginho dhe Xhaka me siguri do të shpresojnë të fitojnë titullin e Ligës Premier në këtë sezon, pasi aktualisht Arsenali është lider me 52 pikë, dy më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori