Kush ka shpenzuar më shumë, Man Utd apo Man City? Të gjitha shifrat që nga ardhja e Pep Guardiolas në Angli
Manchester United i ka kaluar sa u përket shpenzimeve fqinjët e tyre të qytetit gjatë viteve të fundit dhe Pep Guardiola është i prirur ta vërë në dukje këtë fakt.
Trajneri i Manchester Cityt nuk mund t’i ndalte fjalët pasi Djajtë e Kuq fituan në Carabao Cup, duke thënë se duhet të shpenzojnë edhe më shumë për të fituar titullin.
Man United mundi Newcastle në Wembley për të fituar trofeun e tyre të parë që nga viti 2017.
Që kur Guardiola mori drejtimin në vitin 2016, United ka shpenzuar 1.077 miliard funte (1.23 miliard euro), ndërsa Man City ka shpenzuar, më pak 1.074 miliard funte (1.22 miliard euro).
Por shpenzimet neto të Cityt janë dukshëm më të vogla, për 478 milionë funte (545 miliardë euro) falë shitjeve të mëdha si Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko verën e kaluar.
Shpenzimet neto të United gjatë shtatë viteve të fundit janë 835 milionë funte (952 milionë euro) astronomike , duke treguar se ata kanë harxhuar më shumë para për të fituar trofe.
Manchester United shpenzoi shumë gjatë verës, duke shpenzuar mbi 200 milionë funte për të afruar lojtarë si: Antony, Lisandro Martinez dhe Casemiro.
Emra tjerë që erdhën nga vitit 2016 dhe kushtuan shumë janë: Jadon Sancho, Harry Maguire dhe Romelu Lukaku.
Paul Pogba, i cili u bashkua përpara sezonit 2016/17 mbetet transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave i Manchester United pas ardhjes së tij prej 89 milionë funte (atë kohë afër 100 milionë euro).
Nënshkrimi më i shtrenjtë i Man City është Jack Grealish, i cili u bë lojtari i parë i Ligës Premier që për të u paguan 100 milionë funte, kur kaloi nga Aston Villa në 2021.
Erling Haaland, Ruben Dias, Joao Cancelo dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga marrëveshjet më të mëdha që kur Guardiola zbarkoi në klub. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj