LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Do të rikthejmë flamurin ukrainas në Krime

Zelensky: Do të rikthejmë flamurin ukrainas në Krime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka ripërsëritur sot se Ukraina do ta rikthej Krimenë që Rusia e aneksoi në vitin 2014.

“Është vendi ynë, populli ynë. Krenaria jonë”, theksoi sot Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Me rikthimin e Krimesë, do të rikthehet paqja në Ukrainë. Do të rikthejmë flamurinë ukrainas në çdo cep të Ukrainës”, shtoi ai.


Tri armët që ndryshuan rrjedhën e luftës në Ukrainë, dhe ia ndërprenë sulmet ushtrisë së Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Tri armët që ndryshuan rrjedhën e luftës në Ukrainë, dhe ia ndërprenë sulmet ushtrisë së Vladimir Putinit

26 shkurtin e vitit 2020, Zelensky e ka shpallur ditën e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Në anën tjetër, që nga fillimi i luftës ai ka ripërsëritur se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/