LAJMI I FUNDIT:

Tri armët që ndryshuan rrjedhën e luftës në Ukrainë, dhe ia ndërprenë sulmet ushtrisë së Vladimir Putinit

Tri armët që ndryshuan rrjedhën e luftës në Ukrainë, dhe ia ndërprenë sulmet ushtrisë së Vladimir Putinit

Kur presidenti rus Vladimir Putin një vit më parë dërgoi forcat e tij në Ukrainë, shumica e vëzhguesve prisnin një fitore të shpejtë të Rusisë. Por këto pritje për asnjë moment nuk u realizua.

Si arsye e dështimit rus, ekspertët numërojnë një sërë faktorësh përfshirë moralin e lartë të ukrainasve, taktikën superiore ushtarake por edhe marrjen e armëve të avancuara nga vendet perëndimore, transmeton Telegrafi.


Derisa ballinat e mediave botërore kanë folur për potencialin e tankeve perëndimore dhe sistemit raketor të mbrojtjes kundërajrore Patriot, janë disa prej armëve që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Ekzistojnë edhe armë tjera që tashmë kanë ndihmuar në ndryshimin e rrjedhës së luftës. Më poshtë ju listojmë tri armët që konsiderohen kyçe dhe u ndihmuan ukrainase të mbrohen nga agresioni rus, shkruan CNN.

Javelin

Në fillim të luftës, luftëtarët e të dyja palëve prisnin se mjetet e blinduara ruse për disa ditë do të futen në kryeqytetin ukrainas – Kiev.

Ukrainasit kishin nevojë për diçka që të ndalnin sulmet dhe një prej tyre që u ndihmoi ishte Javelin, një predhë anti-tank që shkrepet nga kraharori dhe mund të përdoret nga vetëm një person.

Ajo çfarë e bën edhe më të kërkuar është se nuk kërkon ekspert për t’u përdorur, siç kanë njoftuar edhe nga prodhuesi amerikan i armëve Lockheed Martin, i cili së bashku me Raytheonom zhvilloi armën.

“Për të shkrepur predhën, personi e vendosë gishtin në këmbëz dhe përmes sinjalit GPS e përcjell objektivin”, u tha nga Lockheed Martin.

Javelin është armë e tipit “shkrep dhe harro”. Sapo operatori shkrep predhën, mund të largohen në vend më të sigurt, pasi që raketa gjen vet rrugën dhe godet objektivin.

Ishte një armë shumë e rëndësishme në ditët e para të luftës, pasi rusët mbetën në kolona derisa tentuan të futen nëpër zona urbane.

Operatori i Javelinit mund të shkrepte predhat nga ndërtesat, dhe të largohet pa i dhënë mundësinë rusëve t’i kundërpërgjigjen.

Javelin është gjithashtu i mirë në shënjestrimin e pikës së dobët të tankeve ruse, sipërfaqet e tyre horizontale, pasi trajektorja e tij kthen lart pas lëshimit dhe më pas bie mbi objektivin nga lart.

Kjo mund të konfirmohet edhe nga imazhet e tankeve ruse të shkatërruara nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ndikimi i tyre ishte aq i madh, sa që në dy muajt e parë të luftës, presidenti amerikan Joe Biden vizitoi fabrikën e armëve në Alabama, nga ku kërkoi të rriten kapacitetet prodhuese për shkak se ukrainasit kishin nevojë që të mbrohen nga agresioni rus.

Një përparësi tjetër ishte se kjo armë u bë politikisht e pranuar.

“Çmimi i tyre i ulët dhe nevoja për t’u mbrojtur i bëri në aspektin politik më të lehtë, dhe porositja u bë shpejtë nga vendet e tjera”, tha Michael Armstrong, profesor në Universitetin Brock në Ontario.

Rol të ngjashëm pati edhe sistemi NLAW që prodhohet nga Suedia dhe Britania e Madhe.

HIMARS

Emri i plotë është M142 High Mobility Artillery Rocket System. Është një armë precize, e dëshmuar në luftë, ku 24 orë në ditë në shtatë javë është përdorur dhe konsiderohet shumë vdekjeprurëse, pretendojnë nga ushtria amerikane.

Sistemi raketor HIMARS peshon 5 tonelata që bartë kapsulën që mund të lansojë gjashtë raketa në të njëjtën kohë, duke i dërguar kokat e saj shpërthyese larg prapa vijës së frontit, e më pas shpejtë të ndërrojë pozicionet për të shmangur një kundërsulm.

HIMARS shkrepë predhat nga sistemi raketor GMLRS që ka një rreze veprimi nga 70 deri në 80 kilometra, kurse GPS-ja u ndihmon të jenë precizë brenda 10 metrave të objektivit të planifikuar.

Në korrik të vitit të kaluar, reporteri rus Roman Sapenkov ka thënë se ishte dëshmitar i një sulmi me HIMARS mbi bazën ruse në aeroportin e Khersonit, në territorin që forcat e Moskës asokohe e kishin pushtuar.

“Kam qenë i habitur për faktin se e tërë pakoja, pesë apo gjashtë raketa kanë rënë pikërisht nga cak”, shtoi ai.

Sulme me këtë sistem raketor i kanë detyruar rusët të zbrazin depot e tyre të municionit, duke ia zvogëluar dukshëm forcën luftarake artilerisë ruse në afërsi të vijës së frontit dhe ua vështirësonin mbështetjen logjistike.

Përveç Shteteve të Bashkuara, në Ukrainë janë dërguar edhe versionet evropiane të HIMARS-it, si sistemi raketor gjerman MARS 2.

TB2 Bayraktar

Fluturakja pa pilot e Turqisë është bërë një prej fluturakeve më të njohura në botë pa pilot (UAV) falë përdorimit të saj në luftën e Ukrainës.

E lirë, e prodhuar nga materiale të zakonshme, ka një goditje vdekjeprurëse dhe filmon të gjitha sulmet.

Në video të shumta shihet shkatërrimi i mjeteve të blinduara ruse, artileri dhe depo me municion.

Sipas bashkëpunëtorit të Institutit për Hulumtime Ushtarake-Politike, Aaron Stein, Bayraktar TB2 nuk ka “qenë armë magjike”, por “e mjaftueshëm e mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori