LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shijon fitoren e parë në pranverë, mposht Llapin në udhëtim

Prishtina shijon fitoren e parë në pranverë, mposht Llapin në udhëtim

Prishtina ka triumfuar në udhëtim te Llapi me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ismet Munishit ka shijuar fitoren e parë në pranverë, pasi ka mposhtur Llapin e Tahir Batatinës, pas tri humbjeve radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u duke si e barabartë për nga rastet dhe tentativat, por diferenca ishte se Prishtina shënoi dy gola.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të me anë të Albin Prapashtinës, i cili shënoi një gol të bukur për 0-1, ndërsa Endrit Krasniqi (45+) shënoi për 0-2 pas një top i portierit Ilir Avdyli e goditi në këmbë dhe përfundoi në rrjetën.

Në pjesën e dytë, vendasit provuan më të gjitha forcat për t’u kthyer në lojë duke rrezikuar kohe pas kohe dhe duke krijuar raste.

Megjithatë, Prishtina u mbrojt mirë, rrezikoi gjithashtu me kundërsulme, por pa arritur asnjëra skuadër të tund rrjetën dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve 2-0.

Pas kësaj fitore, kryeqytetasit e shohin veten në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa llapjanët një pozitë më poshtë me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Prishtina e pret Ballkanin, teksa Llapi udhëton te Drita. /Telegrafi/