LAJMI I FUNDIT:

SHBA zyrtarisht i jep fund “luftës” kundër blerjes nga Meta të prodhuesit të përmbajtjes VR

SHBA zyrtarisht i jep fund “luftës” kundër blerjes nga Meta të prodhuesit të përmbajtjes VR

Qeveria e SHBA-ve të premten tha se po u jepte fund përpjekjeve të saja për ndalimin e kompanisë mëmë të Facebook, Meta Platforms Inc nga blerja e prodhuesit të përmbajtjes të realitetit virtual (VR) Within Unlimited.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), i cili kishte humbur një betejë gjyqësore në tentimin për bllokimin e blerjes, në një deklaratë tha se ka vendosur që edhe formalisht të përfundonte përpjekjet e saj në këtë drejtim.

FTC-ja e kishte paditur Meta-n në muajin korrik të vitit të kaluar në mënyrë që ta ndalonte atë nga arritja e marrëveshjes me Within, me argumentin se blerja nga ana e Meta-s do ta ulte konkurrencën në tregun e ri, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Marrëveshja për blerjen e Within, e cila e prodhon aplikacionin virtual për ushtrime të fitness-it Supernatural, kishte vlerë prej afro 400 milionë dollarë.

Gjykatësi Edward Davila i Gjykatës Amerikane të Qarkut për Qarkun Verior të Kalifornisë i hodhi poshtë shqetësimet e FTC, dhe nuk pranoi që të jepte një urdhër paraprak. FTC-ja nuk e apeloi vendimin, dhe marrëveshja e blerjes u mbyll gjatë muajit shkurt.

Përpjekja e FTC-së ishte parë si një provë e aftësisë së agjencisë për të parandaluar Metën të blejë rivalët e mundshëm të vegjël.

Meta në një deklaratë tha se ishte e “lumtur” që kishte mbyllur transaksionin për blerjen e Within. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Teknologji
Bluesky po vlerësohet me rreth 700 milionë dollarë në një raund të ri financimi pas “rritjes shpërthyese” në prag të fitores së Trump

Bluesky po vlerësohet me rreth 700 milionë dollarë në një raund të ri financimi pas “rritjes shpërthyese” në prag të fitores së Trump

Teknologji
Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Kalo në kategori