Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të vazhdojë të përpiqet të destabilizojë Moldavinë dhe se përpjekjet e Moskës duhet të ndalen me “më shumë armë” dhe “më shumë sanksione”.
Komentet e tij erdhën pasi Rusia u përpoq të ndryshonte narrativën gjatë ditës së premte, duke pretenduar se Kievi po provokonte tensione në kufirin e saj jugor dhe jo Moska.
I pari i shtetit ukrainas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një fjalimi që mbajti me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton cnn.
Zelensky tha se qeveria e tij respekton integritetin territorial të Moldavisë dhe se Transnistria – një copë toke ku Rusia ka dërguar të ashtuquajtura forca paqeruajtëse për të mbështetur separatistët pro Moskë – është territor i ligjshëm i shtetit moldav.
Zelensky tha se Rusia po kryen një “luftë hibride dhe informacionesh” në Moldavi.
“Putinit i duhen sukseset dhe fitoret për justifikim. Por nuk do të ketë fitore në Ukrainë. Prandaj, ai po kërkon suksese aty ku ka pika të dobëta”, tha ai.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që këto përpjekje të ndalen me më shumë armë, më shumë sanksione”, shtoi Zelensky.
Ndryshe, rajoni pro-rus i Transnistria mundëson kontrollin dhe balancimin e ndikimit në këtë zonë. Megjithëse tensionet kanë qenë të pranishme që nga fillimi i krizës ukrainase, një transferim i mundshëm i luftës në Transnistria vështirë se do të kontribuonte në ndonjë vendosje të dominimit ushtarak në kontekstin e Federatës Ruse.
Është e pamundur të krijohet një korridor tokësor dhe çdo lëshim rakete rrezikon që konflikti të përhapet në territorin e vendeve fqinje që janë gjithashtu anëtarë të NATO-s./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj