LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do të jepja dorëheqje nëse do të ishin zhdukur mostrat e Deharit në kohën kur isha ministër

Tahiri: Do të jepja dorëheqje nëse do të ishin zhdukur mostrat e Deharit në kohën kur isha ministër

“Sikur të kish ndodhë kjo në kohën sa kam qenë unë Ministër i Drejtësisë, e kisha pas të pamundur ta drejtoj atë ministri sepse e humb kredibilitetin”.

Kështu ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri. Ky i fundit ka thënë se ndonëse secila vdekje është e dhimbshme, rasti i aktivistit të ndjerë të LVV-së nxiti angazhim politik dhe si i tillë, ai thotë se po të humbnin mostrat në kohën e tij si ministër, do e kishte të pamundshme.

“E kisha pas të pamundur moralisht të vazhdojë, në një rast kaq tragjik, në një rast ku ka pas protesta të mëdha, ku ka qenë problem i madh politik. Secila vdekje është e dhimbshme, mirëpo është rast që ka shkaktuar angazhim të madh politik, sepse ka qenë aktivist politik. Sikur të kishte ndodhur në kohën sa e kam drejtuar MD-në, këto prova me humb e kisha pas të pamundshme. Nuk them që dora e ministres i ka marrë e i ka nxjerr ato prova nga instituti”, ka deklaruar Tahiri.


I ftuar në RTV Dukagjini, Tahri ka thënë se një vepër e tillë është një e pastër penale dhe se për të njëjtën, sipas tij, është për t’u habitur se si askush deri më sot nuk është arrestuar pas humbjes së mostrave të ndjerit, Astrit Dehari.

“Një vepër e pastër penale, është e çuditshme e habitshme për faktin se si deri më sot të paktën nuk është arrestuar asnjë deri sot”, ka  deklaruar ai gjersa ka theksuar se heshtja e Kryeministrit Kurti dhe ajo e Ministres së Drejtësisë është e habitshme.

Krahas kësaj, Tahiri ka thënë se vet zhdukja e mostrave nga një institucion siç është ai i Institutit të Mjekësisë Ligjore paraqet  një shqetësim të madh.

“Realisht është mjaft shqetësuese zhdukja e mostrave të zotit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, paraqet një shqetësim shumë të madh. Instituti i Mjekësisë Ligjore do duhej të jetë të paktën një institucion jashtëzakonisht i sigurt dhe i monitoruar nga kamerat 24 orë. Unë nuk besoj se pamjet e atyre kamerave do duhej të fshiheshin çdo 12 ditë ose çdo dy javë sepse mendoj qe aty ka shumë prova sensitive për shumë çështje të ndryshme duke përfshi shumë pjesë të mostrave të pagjeturve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori