LAJMI I FUNDIT:

Misteri i topit të metaltë që u shfaq në plazhin e qytetit japonez

Misteri i topit të metaltë që u shfaq në plazhin e qytetit japonez

Banorët dhe policia e qytetit japonez Hamamatsu City, u habitën plotësisht kur panë një top të madh metalik në plazh.

Topin “misterioz” e kishte nxjerrë në plazhi uji, dhe një banore e cila kishte hasur në të kishte lajmëruar policinë, transmeton Telegrafi.


Ky vend u mbyll shpejt dhe ekspertët e eksplozivëve u dërguan në terren. Është vërtetuar se nuk është një mjet shpërthyes, por askush nuk e di me siguri se çfarë përfaqëson topi dhe nga ka ardhur.

Mediat lokale raportojnë se diametri i sferës është 1.5 metra dhe se është e ndryshkur, çka sugjeron se mund të jetë prej hekuri.

Gjithashtu, përmban disa doreza metalike që e lejojnë atë të ngjitet me diçka tjetër. Rrezet X konfirmuan se ajo është plotësisht e zbrazët, pra bosh.

Fotografët u bashkuan me forcat japoneze të Mbrojtjes dhe rojet bregdetare për të analizuar më tej topin e hekurt.

Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk janë aspak të interesuar për topin, e mes tyre është edhe një burrë që vrapon rregullisht përgjatë plazhit. Ai nuk e kupton pse ajo ka tërhequr kaq shumë vëmendje.

“Ka një muaj që është atje. Unë u përpoqa ta shtyja, por ajo nuk lëvizi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
Kalo në kategori