Ratifikimi i marrëveshjes për marrjen e kredisë nga Banka Botërore për financimin e reformës në skemat pensionale dhe sociale në Kosovë, është shtyrë për një seancë tjetër. Kjo pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për ta hedhur në votim këtë marrëveshje.
Mungesa e kuorumit u konstatua pasi Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se nuk do të marrin pjesë në votimin e kësaj pike të rendit të ditës.
Duke qenë se, për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet dy të tretat e votave të deputetëve, LVV refuzoi të marrë pjesë në votim pasi Lidhja Demokratike e Kosovës u deklaruan kundër kësaj marrëveshje.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se dëshirojnë që të sigurohen që t’i kenë 80 vota me partitë tjera opozitare, dhe që të mos dështojë për herë të tretë kjo marrëveshje.
“Mospjesëmarrja e deputetëve të VV-së në votim sot është për arsye të mos rrezikimit të rrëzimit të kësaj marrëveshje. Ne do të presim dhe do të angazhohemi me dy partitë tjera që kur t’i kemi 80 vota të fusim në votim. Votimi apo pjesëmarrja jonë në votim, më kundërshtim të një grupi parlamentarë, pra LDK-ja e rrezikon rrëzimin për herë të tretë në Kuvend të një marrëveshje tepër të rëndësishme. Kjo është arsyeja që ne sot nuk marrim pjese në votim që të sigurohemi që herën e radhës t’i kemi numrat që ta kalojmë këtë marrëveshje”, u shpreh Kusari Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City