LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk është njerëzore të injorohem pa kurrfarë shpjegimi nga Prokuroria

Gashi: Nuk është njerëzore të injorohem pa kurrfarë shpjegimi nga Prokuroria

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se do të ishte shumë më korrekte nga ana e Prokurorit të çështjes nëse do i përgjigjej kërkesës së Gashit për të marrë pjesë në intervistimin e Abazit.

I ftuar në RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervistimin e deputetit Haki Abazi, veprim të cilin Gashi e kishte pritur dhe kishte dorëzuar kërkesën me shkrim.


“Fillimisht, le të themi kështu se zoti Abazi faktikisht e ka nxitur vet Prokurorinë qysh nga e enjtja e kaluar me deklaratat e tij që ta ftojë. Prokuroria nuk e ka ftuar vetëm për shkak që është bërë një kërkesë”,

“Unë thuajse çdo ditë i kam shkruar Prokurorisë prej që ka dalur me pompozitet zoti Abazi me deklaratat e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës javën e kaluar”.

“Fillimisht kam kërkuar që ai të merret në pyetje si dëshmitar pastaj kam kërkuar që Prokurori të na njoftojë për kohën kur do të merret në pyetje. Pastaj është bërë publike që do të merret në pyetje ditën e  sotme dhe ditën e sotme unë kam shkuar në orën 10:00 siç ka qenë e paraparë, jo së bashku por thuajse paralelisht me zotin Abazi dhe Prokurori i rastit, zoti Afrim Shefkiu ka vendosur përmes zyrtarëve të Prokurorisë që mos të më lejojë të marrë fare pjesë në intervistimin e zotit Abazi”, ka deklaruar ai.

Avokati Gashi ka thënë se do ishte më korrekte sikur të pranonte një përgjigje nga Prokuroria dhe jo që prezenca e tij pas refuzimit për të marrë pjesë të dukej se ishte për një arsye tjetër.

“Prokurori së paku duhet të jetë më korrekt, jo për mua se prokurori nuk e ka fortë nevojë me më dashtë mua por e ka punë, e ka obligim dhe duhet me respektua shumë familjen Dehari”.

“Mendoj që ai, tani jemi në vitin e shtatë të hetimeve të këtij rasti dhe nuk është bash njerëzore që thjeshtë të injoron pa kurrfarë shpjegimi. Prokurori do ishte shumë më korrekt, në prizmin tim, sikurse ditën e djeshme, sepse çdo shkresë i ka shkuar në zyrën e tij, sikur do t’i përgjigjej ‘përshëndetje z. Gashi..ne kemi konsideruar që ditën e sotme kur do të merret në pyetje ky dëshmitar, prezenca juaj nuk është e preferuar…’”.

“Çfarëdo termi që gjejnë se ne kemi më shumë se 500 fjalë që i përdorim dhe jo vetëm që i flasim dhe të gjendej një zgjidhje që të na bëhej me dije. Por jo që aty të dukemi sikurse po shkojmë për shkak të kamerave”, ka deklaruar tutje Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori