LAJMI I FUNDIT:

Sallahu hedh dyshime: Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar

Sallahu hedh dyshime: Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.

Sallahu në RTV Dukagjini ka thënë se sipas drejtorit të IML-së, kamerat e sigurisë edhe në momentin e raportimit të zhdukjes së mostrave kanë funksionuar normalisht.


“Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Pra mostrat mund të jenë zhdukur shumë më herët”.

Zv.ministri i Drejtësisë: Mostrat e humbura të gjakut janë përdorur nga IML dhe instituti zviceran, në raport thuhet se një person i tretë e ka vra Astrit Deharin
Lexo po ashtu Zv.ministri i Drejtësisë: Mostrat e humbura të gjakut janë përdorur nga IML dhe instituti zviceran, në raport thuhet se një person i tretë e ka vra Astrit Deharin

Ai thotë se të gjitha mostrat në IML ruhen në një vend të caktuar dhe sipas tij pas analizave ato arkivohen.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mostrat e Astrit Deharit. Janë arkivuar pas përdorimit. Por ne jemi lajmëruar në dhjetor të vitit 2021 se mostrat e Astrit Deharit nuk janë, derisa mostrat po barteshin nga një frigorifer në një të ri”, deklaroi ndër të tjera Blerim Sallahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

Lajme
Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, Rama: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu

Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, Rama: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kosova dhe Serbia ende larg njëra-tjetrës në dialog, Borrell njofton për takimin e radhës në Bruksel

Kosova dhe Serbia ende larg njëra-tjetrës në dialog, Borrell njofton për takimin e radhës në Bruksel

Lajme
Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK – arrestohen dy persona

Dyshohet për abort të paligjshëm në QKUK – arrestohen dy persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori