LAJMI I FUNDIT:

SHBA me ndihmë shtesë prej 100 milionë dollarëve për Turqinë

SHBA me ndihmë shtesë prej 100 milionë dollarëve për Turqinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri një turne me helikopter të dielën në një nga provincat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore dhe premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë për rajonin.

“Kjo do të jetë një përpjekje afatgjate”, tha Blinken në bazën ajrore Incirlik, një strukturë e përbashkët amerikano-turke që ka koordinuar shpërndarjen e ndihmave gjatë fatkeqësive.


“Kërkimi dhe shpëtimi, për fat të keq, po i vjen fundi. Rimëkëmbja është në vazhdim dhe më pas do të ketë një operacion masiv rindërtimi”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se ka ndarë 85 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë disa ditë pas tërmetit që ka vrarë më shumë se 45 mijë njerëz në të dyja vendet.

SHBA ka dërguar gjithashtu një ekip kërkimi dhe shpëtimi, pajisje mjekësore dhe pajisje të tjera.

Blinken gjatë ditës së nesërme pritet të takohet edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ata pritet të diskutojnë edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, ku deri më tani shteti turk po e kundërshton me veto. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori