LAJMI I FUNDIT:

Më shumë para nga diaspora drejt Shqipërisë, rriten ndjeshëm edhe investimet direkte

Më shumë para nga diaspora drejt Shqipërisë, rriten ndjeshëm edhe investimet direkte

Emigrimi i lartë i shqiptarëve e ka edhe një ndikim pozitiv për vendin.

Sipas raportit të bankës së Shqipërisë, pas hapjes së kufijve të vendosur prej pandemisë COVID-19, dërgesat me para në mbështetje të familjeve që kanë lënë në Shqipëri kanë vijuar të rriten ndjeshëm.

Në periudhën tetor deri në dhjetor të vitit të shkuar ata kanë nisur drejt Shqipërisë rreth 250 milionë euro me një rritje prej 8.3 për qind krahasuar me tre mujorin e mëparshëm.


Madje sipas tabelës duket se prej vitit 2020 deri në 2021 dërgesat ranë në 170 milionë euro, kjo edhe për shkak të vështirësive ekonomike të krijuar në mjaft vende të botës.

Ekspertët shtojnë se Shqipëria është ndër vendet që ka më shumë mbështetje financiare nga emigrantët, duke treguar vijimin e mbështetjes dhe marrëdhënieve të ngushta familjare

Në raport banka e Shqipërisë shprehet optimiste për ekonominë, duke shtuar edhe rritjen e investimeve direkte që në tre mujorin e fundit të vitit që lamë pas u rritën me ritme të larta madje duke prekur nivelin 32.2 për qind. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori