LAJMI I FUNDIT:

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel, Abrashi: Pala kosovare të shkojë e përgatitur, të ofrojë propozime konkrete për Asociacionin

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel, Abrashi: Pala kosovare të shkojë e përgatitur, të ofrojë propozime konkrete për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të hënën më 27 shkurt në Bruksel. Ky takim i cili do të mbahet në kuadër të vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhej të sillte një konkretizim të agjendës për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është paraparë të arrihet në pjesën e parë të vitit 2023.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin njohësi i fushës, Emir Abrashi, i cili po ashtu tha se nuk do të çuditej nëse palët do të gjenin arsye të reja për ta shtyrë edhe më tutje arritjen e marrëveshjes, duke hapur tema të reja e të cilat ngjallin mosmarrëveshje të reja.

“Ajo që është e rëndësishme është që pala kosovare të shkojë e përgatitur dhe të jetë konstruktive në takimin e 27 shkurtit, si dhe ç’është e rëndësishme është që për temën e cila është treguar më problematike në këtë fazë të fundit të bisedimeve, Asociacioni të jetë e përgatitur për të ofruar një zgjidhje duke prezantuar propozime konkrete, ndërsa implementimin e së cilës duhet ta kushtëzojë me arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha ai.


Tutje, Abrashi theksoi se pala kosovare nuk guxon të vazhdojë të humbasë momentume dhe të jetë e vetëdijshme që zgjatja e mëtejme e dialogut i konvenon vetëm Serbisë.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt në Bruksel
Lexo po ashtu Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt në Bruksel

“Në secilin variant, Kosova duhet t’i shmanget konfrontimit dhe antagonizmit të mëtejmë me aleatët e saj, të cilët i kanë bërë të qarta pritshmëritë e tyre për përmbylljen sa më të shpejtë të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ndër të tjera Abrashi për Telegrafin.

Ndryshe, një ditë më parë Bashkimi Evropian konfirmoi takimin e radhës, më 27 shkurt në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët dhe më pas do të mbahet një takim i përbashkët.

Sipas njoftimit në fokus të takimit do të jetë Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori