LAJMI I FUNDIT:

Allegri i dëshpëruar me barazimin, por thotë se Juventusi kualifikohet në Francë

Allegri i dëshpëruar me barazimin, por thotë se Juventusi kualifikohet në Francë

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Zonja e Vjetër u përball me skuadrën franceze Nantes dhe dështoi të marrë fitore, përkundër se zhvilloi një ndeshje të mirë dhe domnioi kundërshtarin.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha se nuk e mendonin fundin e duelit në këtë mënyrë, por tani do të shkojnë në Francë për të fituar.

“Na vjen keq sepse nuk e mendonim kështu fundin e kësaj sfide. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit, duhet të shkojmë në Francë për të luajtur për kualifikimin”.

Tutje Allegri ka kritikuar mediat duke thënë se nuk është e vërtetë që skuadra e tij dëshiron fitore vetëm me rezultat minimal, teksa ka folur edhe për repartin e sulmit si dhe episodit të VAR.

“Skuadra ime nuk do vetëm fitore 1-0, mjaft me këto gjëra tani, mos e teproni. Sulmuesit mund të bënin më mirë pranë zonës, rastet ishin, por tani duhet të përmirësohemi sepse nuk kemi kohë”.

“Episodi VAR në fund? Me Fiorentinën ishte diçka objektive, sonte është një vendim që duhet pranuar. Një arbitër thirret në VAR për të gjykuar një penallti dhe më pas gjen një faull. Është e kotë të flasësh tani”, tha Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

La Liga
Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen

Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen

Ndërkombëtare
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Xavi paralajmëron Hansi Flickun se çka e pret te Barcelona: Ky është një fakt, pavarësisht nëse je i huaj apo jo

Xavi paralajmëron Hansi Flickun se çka e pret te Barcelona: Ky është një fakt, pavarësisht nëse je i huaj apo jo

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Mbappe tregon pse ende nuk po zyrtarizohet te Real Madridi

Mbappe tregon pse ende nuk po zyrtarizohet te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori