LAJMI I FUNDIT:

Përplasja verbale Lukaku-Barella: Pse lojtarët e Interit pajtohen me belgun

Përplasja verbale Lukaku-Barella: Pse lojtarët e Interit pajtohen me belgun

Romelu Lukaku ishte i pakënaqur me veprimet e Nicolo Barellas në ndeshjen kundër Sampdorias dhe sipas Il Corriere dello Sport, shumica e lojtarëve të Interit pajtohen me sulmuesin.

Dy yjet e Nerazzurrëve debatuan ashpër në pjesën e parë të një barazimi 0-0 kundër rivalit në Serie A të hënën mbrëma.

I huazuari i Chelseat madje ofendoi shokun e tij të skuadrës dhe i tha atij: “Mos e bëj më”.


Kamerat kapin momentin kur Lukaku e kërcënoi dhe e shau Barrellan në ndeshjen ndaj Sampdorias
Lexo po ashtu Kamerat kapin momentin kur Lukaku e kërcënoi dhe e shau Barrellan në ndeshjen ndaj Sampdorias

Por, për çfarë po e akuzonte belgu, italianin?

Sipas disa raportimeve në Itali, Lukaku ishte i pakënaqur me qëndrimin e Barellas, duke qenë se mesfushori italian shpesh e shpreh zhgënjimin e tij tek shokët e skuadrës në vend që t’i mbështesë ata, veçanërisht kur ata bëjnë gabime.

Është një problem që tashmë u shfaq në fillim të këtij sezoni, por dukej se ishte zhdukur përpara ndeshjeve të Interit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në fund të vitit 2022.

Siç theksohet nga Il Corriere dello Sport, Barella ka vazhduar të ankohet ndaj shokëve të tij gjatë ndeshjeve të fundit, duke çuar në reagimin e Lukakut.

Mediumi italian shton më tej se shumica e lojtarëve të Interit janë në krah të anëtarit të Chelseat, por Simone Inzaghi tashmë ka paralajmëruar se nuk dëshiron të shohë përsëri incidente të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori