LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri i Italisë kritikon ashpër presidentin ukrainas: Kurrë nuk do të bisedoja me Zelenskyn

Ish-kryeministri i Italisë kritikon ashpër presidentin ukrainas: Kurrë nuk do të bisedoja me Zelenskyn

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministres Giorgia Meloni, ka kritikuar sot ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

I pyetur për takimin Meloni-Zelensky që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, Berlusconi tha se kurrë nuk do të bisedonte me presidentin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Unë të flasë me Zelenskyn? Po të isha në krye të qeverisë italiane, kurrë nuk do të shkoja atje”, tha Berlusconi.


Sipas tij, Zelensky nuk do të duhej të sulmonte rajonet në lindje të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, pasi që kurrë nuk do të ndodhte asgjë.

“Ka mjaftuar që Zelensky të mos i sulmojë dy republikat autonome të Donbasit dhe e gjitha kjo nuk do të ndodhte. Për këtë vlerësoj negativisht këtë person”, shtoi ish-kryeministri italian i cili sot votoi në zgjedhjet rajonale në Lombardi.

86-vjeçari njihet si mik i mirë i presidentit rus Vladimir Putin me të cilin takohej shpesh sa ishte në pushtet, e kjo nuk është hera e parë që ai jep deklarata kontroverse për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/