LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich nuk e fal Manuel Neuerin, dënim prej 1.6 milion euro pas dëmtimit

Bayern Munich nuk e fal Manuel Neuerin, dënim prej 1.6 milion euro pas dëmtimit

Bayern Munich ka dënuar portierin e tyre, Manuel Neuer, duke i zbritur një pagë mujore bruto, e cila arrin në 1.6 milionë euro, shkruan Bild.

Kujtojmë se Neuer ishte i pakënaqur pasi u shkarkua Toni Tapalovic, që punonte si trajner portierësh për vite në klubin bavarez.


“Ishte një goditje e tmerrshme për mua. Për shkarkimin e tij u informova nga zyrtarët e klubit. Erdhi nga hiçi. Ishte gjithashtu një surprizë për Tonin. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Më goditi fort. Ishte gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierë. Është sikur dikush të më rrëmben zemrën”, kishte thënë Neuer për The Athletic.

Neuer nuk do të mbrojë deri në fund të sezonit pasi theu këmbën gjatë skijimit në pushime pas Kupës së Botës në Katar dhe Bayern Munich solli Yann Sommer si zëvendësues.

Neuer u kritikua për deklaratën e tij nga udhëheqësi i klubit Oliver Kahn, legjendar Lothar Matthäus dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidžić, por edhe presidenti i Bayern Herbert Heiner.

Detaje të reja nga lëndimi i Neuerit gjatë skijimit: Gjakderdhja e madhe mund t’i shkaktonte vdekjen, u shpëtua nga një helikopter
Lexo po ashtu Detaje të reja nga lëndimi i Neuerit gjatë skijimit: Gjakderdhja e madhe mund t’i shkaktonte vdekjen, u shpëtua nga një helikopter

Heiner konfirmoi se Bayern Munch nuk do ta largojë Neuerin, siç bëri Manchester United me Cristiano Ronaldon pasi portugezi kritikoi klubin në një intervistë me Piers Morgan.

Ai nuk konfirmoi apo mohoi nëse Neuer do të vazhdojë të jetë kapiten kur të kthehet në fushë apo do të mbetet Thomas Muller, i cili tani po e zëvendëson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori