LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga lëndimi i Neuerit gjatë skijimit: Gjakderdhja e madhe mund t’i shkaktonte vdekjen, u shpëtua nga një helikopter

Detaje të reja nga lëndimi i Neuerit gjatë skijimit: Gjakderdhja e madhe mund t’i shkaktonte vdekjen, u shpëtua nga një helikopter

Portieri gjerman Manuel Neuer theu këmbën gjatë skijimit pas Kupës së Botës në Katar dhe dy muaj më vonë Bild publikoi detaje të reja të aksidentit të 36-vjeçarit.

Domethënë, Neuer mund të ishte shumë më keq duke pasur parasysh se ishte një frakturë e hapur e fibulës, e cila i shkaktoi gjakderdhje të madhe.

Ai ishte gjithashtu me fat që helikopteri i emergjencës ndodhej tashmë pranë resortit të skijimit ku mbeti i plagosur dhe për këtë arsye arriti shumë shpejt në tavolinën e operacionit.

Kështu u evituan komplikacionet e mundshme dhe ënjtjet dhe portieri i njohur është ende në rehabilitim, të cilin, siç thuhet, po vazhdon mirë.

Neuer sigurisht që nuk do të luajë këtë sezon, prandaj Bayern e gjeti zgjidhjen tek, Yanno Sommer, i cili erdhi nga Borussia Monchengladbach.

Bayerni shkarkon trajnerin dhe shokun më të ngushtë të Manuel Neuer
Lexo po ashtu Bayerni shkarkon trajnerin dhe shokun më të ngushtë të Manuel Neuer

Meqë ra fjala, Neuer u përball me shumë kritika pas dëmtimit të rëndë. Një prej tyre ia dërgoi ish-lojtari i Bayernit, Markus Babbel, i cili e akuzoi për joprofesionalizëm.

“Së pari, i uroj një shërim të shpejtë. Fatkeqësisht, ka qenë pjesë e fotos javët e fundit. Nuk e kam të qartë se si ndodhi. Të gjithë e dinë se sa i rrezikshëm mund të jetë skijimi”.

“Kontratat e lojtarëve shpesh përfshijnë një klauzolë që e ndalon nga sportet e caktuara, duke përfshirë edhe skijimin në kushte të vështira. Prandaj u befasova shumë. Nëse do të ishte e rregulluar me kontratë, atëherë nuk e kuptoj fare. Do të prisja më shumë profesionalizëm prej tij”, kishte thënë Babbel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori