LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu prezanton zgjidhjen e përkohshme për komunat pa noterë

Haxhiu prezanton zgjidhjen e përkohshme për komunat pa noterë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimet për hapjen e zyrave noteriale në Malishevë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Kaçanik dhe Istog.

Ministria e Drejtësisë ka përzgjedhur gjashtë noterë të cilët operojnë në komunat e tjera, por që tashmë përkohësisht do të ofrojnë shërbime edhe në komunat e lartcekura.


“Me ndryshimet në Ligjin për Noterinë është krijuar mundësia e hapjes së zyrave noteriale nga noterët ekzistues, prej të cilëve i kemi zgjedhë gjashtë, ashtu që të njëjtit, përveç zyrave në territorin e komunës ku janë emëruar, të ofrojnë shërbime noteriale edhe në gjashtë komunat pa noterë për të cilat i kemi caktuar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Noterët do të ofrojnë shërbime një ose dy ditë në javë në komunat e mbetura pa noterë pa ndërprerë së funksionuari zyrat noteriale në territorin ku janë të emëruar.

“Noterët e caktuar për qëllimin e ofrimit të shërbimeve noteriale në territorin tjetër, pa ndërprerë së funksionuari zyrat noteriale në territorin ku janë të emëruar, do të ofrojnë këto shërbime të paktën një ose dy ditë në javë dhe kjo do të vlejë për periudhën kalimtare deri në kompletimin e shërbimit noterial në komunat e mbetura pa noterë”, ka shtuar ajo.

Tutje, Haxhiu ka thënë se kjo zgjidhje optimale do të lehtësojë në masë të madhe qasjen e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve noteriale dhe do të mënjanojë shpenzimet e udhëtimit në komunën tjetër, si dhe vështirësitë e tjera, pasi që këto shërbime nga tash e tutje do t’ju ofrohen në komunën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori