LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Asociacionin: Si “Zajednicë” pati nisur edhe Republika Srpska

Kurti për Asociacionin: Si “Zajednicë” pati nisur edhe Republika Srpska

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë të premten se si ‘Zajednicë’ pati nisur dhe ‘Republika Srpska’ në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kurti, pas homazheve që bëri te pllaka përkujtimore e dy të rënëve gjatë demonstratës së organizuar më 10 shkurt 2007 nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, ka thënë se “këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por Serbia”.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia ka vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si ‘Zajednicë’ komunash patë nisur dhe ‘Republika Srpska’ në Bosnjë dhe Hercegovinë, jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por Serbia”, tha Kurti.


Tutje, ai theksoi se Kosova më shumë ka nevojë për demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë, siç tha ai, është pluralizmi politik, përcjell Telegrafi.

“Te komuniteti serb në Kosovë, njëmend nuk ka pluralizëm politik. Mirëpo, ai po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj Serbia është në panik. Duan që t’i bëjnë bashkë 10 kryetarë komunash që i dirigjojnë ata, ta shpallin një president ‘Zajednice’ dhe me atë ta shkelin ministrin e Qeverisë tonë, nga radhët e komunitetit serb. E padrejtë dhe e gabueshme. E dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori