LAJMI I FUNDIT:

Macron po konsideron t’ia heqë Putinit titullin e “nderit të lartë” që e pranoi nga Franca vite më parë, këtë titull gëzon edhe Zelensky

Macron po konsideron t’ia heqë Putinit titullin e “nderit të lartë” që e pranoi nga Franca vite më parë, këtë titull gëzon edhe Zelensky

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se po konsideron t’ia heq presidentit rus Vladimir Putin titullin e nderit të lartë që iu dha nga Franca, vite më parë.

Putinit iu dha medalja e Legjionit të Nderit në vitin 2006 nga ish-presidenti francez Zhak Shirak, transmeton Telegrafi.

Titulli është urdhri më i lartë francez i meritës, ushtarake dhe civile, dhe u krijua në vitin 1802 nga Napoleon Bonaparte.


Por Macron tha se ai po pret “momentin e duhur” për t’ia hequr titullin presidentit rus.

Ai po fliste kur i dha të njëjtin titull presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën.

Macron tha se çështja e medaljes së Putinit ishte “simbolike, por e rëndësishme”.

Derisa presidenti francez tha se besonte se kishte të drejtë të revokonte nderin, ai shtoi: “Nuk është një vendim që kam marrë sot”.

Vendime të tilla “janë gjithmonë kuptimplotë dhe mendoj se duhet të vlerësoni momentin e duhur për t’i marrë ato”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Evropa
Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Evropa
Kalo në kategori