LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Nëse na ndodhë të suspendohemi nga FIFA do ta kemi shumë të vështirë rikthimin

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Nëse na ndodhë të suspendohemi nga FIFA do ta kemi shumë të vështirë rikthimin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se me qëllim të ruajtjes së institucioneve të Kosovës nuk i është drejtuar FIFA-s dhe UEFA-s për t’u thënë se po bëhen ndërhyrje politike në futboll.

Ai shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëjë as në të ardhmen.


“Nuk e kam përdorur kërkesën e FIFA-s dhe UEFA-s që t’ju shkruaj se po bëhen ndërhyrje politike e gjëra tjera, jam duke i ruajtur institucionet tona deri në fund, deri kur nuk kam ku me shku, por pastaj dal te pjesa ndërkombëtare dhe nëse vjen puna deri atje nëse ka ndërhyrje do ta bëj”, ka thënë Ademi në Rubikon – Klan Kosova.

Ademi shtoi se këto dy institucione të futbollit vazhdimisht përjashtojnë ekipe për shkak të ndërhyrjeve politike, apo arsye të ngjashme dhe nëse kjo i ndodhë Kosovës rikthimi do të jetë i vështirë.

“Nëse neve na ndodhë që Federata e Futbollit të suspendohet, vetëm suspendohet, jo përjashtohet,  garantoj që e kemi shumë të vështirë rikthimin, në momentin që e dërgoj një letër që kemi ndërhyrje politike sigurisht ata përzihen, kur përzihen nuk e di çka ndodhë, më nuk është në dorën tonë”, nënvizoi Ademi.

Në trend Sport

Më shumë
Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Përfaqësueset
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote

Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote

Kombëtarja e Shqipërisë
E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

Ndërkombëtare
Situata e grupit të Shqipërisë: Gara mes kuqezinjve, polakëve dhe çekëve

Situata e grupit të Shqipërisë: Gara mes kuqezinjve, polakëve dhe çekëve

Kombëtarja e Shqipërisë
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur

Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur

Romak Zeqiri
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori