Mes kundërshtimeve të shumta po vazhdon në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka prezantuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023, i cili përmban edhe koeficientin e ri prej 105 eurove kërkoi procedura të përshpejtuara për këtë projektligj.
Me këtë koeficiente nuk janë pajtuar partitë opozitare të cilat patën propozimet e tyre për vlerën e koeficientit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati kërkoi që kjo çështje të miratohet në Kuvendin e Kosovës madje edhe me procedurë të përshpejtuar me qëllim që të krijohet mundësi të ekzekutimit të pagave me ligjin e ri të pagave duke nisur nga ky muaj.
“Përmban vlerën e koeficientit dhe kësisoj përmbyll ciklin apo skemën e miratuar me ligjin e pagave ku duhet përcaktohet edhe vlera e koeficientit në ligjin për ngjarjet buxhetore, vlera e tillë është në shumën prej 105 euro dhe është përbrenda kufijve buxhetor që parashihen me ligjin për ndarjet buxhetore që në shumën totale është 745 milionë euro.. procesin që jemi si qeveri në përgatitjen e listave të pagave që të ekzekutohen sipas ligjit të ri në fund të muajit shkurt iu ftoj ta miratoni…Marrë parasysh rëndësinë dhe procesin në të cilin jemi në përgatitjen e listave të pagave, ju ftoj ta miratoni dhe të trajtohet me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të kemi mundësi t’i procedojmë pagat qysh këtë muaj”, tha ai.
Mbështetje për këtë plotësim ndryshim kërkoi edhe Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje i cili tha se me ligjin e ri të Pagave koeficienti i favorizon ato shtresa që kanë qenë në fund të piramidës.
“Ka rritje të ndjeshme dhe të përgjegjshme brenda mundësive buxhetore ka drejtësi në sistem ka një lloj parashikueshmërie dhe një standardizim të sistemit të pagesave. Me plotësimin ndryshimin e ligjit të buxhetit pagat e sektorit publik arrijnë në 745 milionë euro për vitin 2023 apo rreth 110 milionë euro më shumë sesa dy vitet paraprake. Me koeficientin e propozuar parashihet që paga mesatare bruto në sektorin publik të jetë 730 euro në muaj apo rreth 18% rritje krahasuar me vitin paraprak. Koeficienti i propozuar ndikon në mënyrë të ndjeshme dhe të drejtpërdrejtë tek rreth 65 mijë shërbyes publik këta janë rreth 80% e shërbyesve publik, në bazë të të dhënave ajo çfarë shihet që Ligji dhe koeficienti i favorizon ato shtesa që kanë qenë në fund të piramidës dhe pastaj rritja fillon të moderohet sa më afër majës së piramidës“, u shpreh ai.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se procedurat e miratimit të këtij projektligji kanë mangësi e shkelje.
Por theksoi se si PDK kërkojnë që baza e këtij debati të koeficientit të jetë 120 e tutje, dhe nuk pajtohen me koeficientin e propozuar.
Sipas Shalës koeficienti prej 105 eurosh nuk përbënë rritje reale, por rritje numrash.
“Nuk kemi rritje reale rritje numrash, shifrash, kalkulimesh po, por rritje reale nuk do të kemi sepse përfituesit do ta shohin atje kur të filloj shpërndarja e tyre. Andaj, kërkojmë që minimumi I kësaj të diskutojmë 120 e tutje në të kundërtën do të kemi shkallë të lartë të pakënaqësive dhe ankimimeve sepse këtu goditet një pjesë e mirë e sektorit të drejtësisë, këtu goditet mirë sektori i sigurisë po thuasje në të gjitha nivelet. Grupi jonë parlamentar nuk mund të pajtohet me këtë koeficienti çfarë na e sjell qeveria dhe e lëmë të hapur që ne jemi të gatshëm të bëjmë hajde uroni t’i ulim nivelet politike nëse veç nuk keni mjete unë iu ofroj uljeve edhe deputetëve edhe këshilltarëve e kryeministrit në asnjë mënyrë, ”,tha ai.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami koeficienti prej 105 euro u shpreh se vetëm ul pagat për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve publik.
Ajo tha se bazuar në buxhetin e Kosovës për vitin 2023 propozojnë që koeficienti për këtë vit të jetë 125 euro.
“Ky është koeficient i uljes së pagave për një pjesë të konsiderushme të zyrtarëve në sektorin publik dhe por zotëri Muja e kemi parasysh shtesën tranzitore por mbajtja e nivelit të njëjtë të pagës në sektorin publik me nivelet e inflacionit çfarë i kemi pas për 12 muaj e fundit dhe çfarë i kemi edhe sot e kësaj dite nënkupton ulje të pagës në sektorin publik, pavarësisht se ata do të vazhdojnë me anë të shtesën tranzitore t’i marrin të njëjtat mjete monetare…Nuk është reflektuar norma e inflacionit të cilin ne mendojmë se kjo qeveri e ka të domosdoshme ta bëjë andaj kemi shikuar si grup parlamentar me kujdes buxhetin e Kosovës për vitin 2023 dhe ne kemi propozuar që koeficienti për vitin 2023 125 euro….Ne konsiderojmë që meqenëse jemi në plotësim ndryshim të ligjit të buxhetit kjo është thjesht e mundshme këto janë mjetet që ministri i financave dhe as Qeveria nuk ka ndonjë projekt”, tha ajo.
Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u shpreh se koeficienti i propozuar nga pushteti është i papranueshëm për këtë subjekt politik.
Ai propozoi që koeficienti të jetë 129 euro.
“Qeveria Kurti me këtë ligj po e pamundëson organizimin e funksionalizimin e shërbimeve jetike për vendin, kështu gjithçka që po arrini me këtë i nderuar kabinet qeveritar është shtimi i kërkesave dhe pritja e zyrtarëve tanë nëpër ambasada. Ne si AAK assesi nuk pajtohemi që koeficienti të ketë këtë vlerë ne kërkojmë rritje të koeficientit prej 129 euro dhe kjo është më e pakta që u detyrohemi mbi 82 mijë punonjësve të administratës publike”, tha ai.
Pas këtyre kritikave të opozitës, ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se propozimet e partive opozitare rëndojnë barrën në sektorin privat dhe krijojnë thellim të disbalancitë.
“Çështja tjetër që u ngrit ishte të gjendet një balancim me sektorin privat u tha këtu kundër kësaj po veproni ju ose kjo është tentativa juaj në këtë lojën popullsitë që po mundoheni ta shisni para publikut nëse me vlerën e koeficientit 105 euro paga mesatare në sektorin publik bëhet 730 euro bruto nëse i marrim vlerat që po i propozoni ju nëse merret 125 euro vlera do të ishte 870 paga mesatare, nëse merret 130 euro vlera paga mesatare do të ishte 900 euro tani ku do të merreshin këto para ku merren rëndom është sektori privat pra takasapaguesit që punojnë në sektorin privat merret ky tatim dhe më tregoni se sa është paga mesatare në sektorin privat, në sektorin privat paga mesatare është 420 euro. Ju çka p propozoni është më shumë se dyfishi i pagës mesatare në sektorin privatë, propozimi juaj është të rëndohet barra në sektorin privat dhe të rritet paga mesatare në sektorin publik. Mos luani me popullizma të tillë sepse është e pandershme dhe thellon më tepër disbalancinë që është krijuar me sektorin privat në raport me atë publik”, tha ai.
E më pas u kundërpërgjigj përsëri deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili kërkoi të di se a është përfshirë inflacioni në këtë vlerë të koeficientit.
“Thuani se sa është paga minimale sipas ligjit, thuani se sa është rritja ekonomike reale, sa është inflacioni a e keni inkorporuar inflacionin në këtë ligj janë pyetje elementare nuk po hyjë në detaje, sa është balancuar inflacioni prej 13% në këtë ligj në këtë koeficienti prandaj mos sepse jashtë dinjitetit tonë po na obligon me u drejtua me komunikua me ju, mos luaj kështu është marre”, tha ai.
Kundërpërgjigje pati edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila u shpreh se koeficienti i propozuar nga ky subjekt politik është i bëshëm dhe nuk implikon tatime shtesë.
Ajo tha se për mos rritje të pagës minimale, ministri i Financave duhet tu kërkoj falje qytetarëve.
“Gjatë krejt kësaj kohe ke vjel tatime 50% më shumë tjera amendamenti dhe propozimi i LDK për 125 euro vlerë monetare është i bëshëm dhe nuk implikon tatime shtesë për shkak se edhe më herët thash se në ministrinë e Financave që ju e udhëheqni janë 121.9 milionë euro në emër të kontigjencave dhe janë 144.3 milionë euro në emër të ringjalljes që ju asnjëherë nuk keni pas mundësi me iu tregu deputetëve se çka do të bëni me këto mjete”, tha ajo.
E për pagën minimale, Murati tha se projektligji është në Kuvend dhe si qeveri po e zbatojnë në projektin “Superpuna”.
“Paga minimale është në Kuvend dhe ne si qeveri e kemi miratuar atë projektligj dhe ne si qeveri tashmë po e zbatojmë e projektin e ri ‘Superpuna’”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje