LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Do të insistojmë që të diskutojmë në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi, qoftë edhe me dyer të mbyllura

Gashi: Do të insistojmë që të diskutojmë në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi, qoftë edhe me dyer të mbyllura
Foto: Arkiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi ka reaguar pasi në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar mocioni për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Gashi në një prononcim për media  tha se marrëveshja që po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare sa i përket njohjes reciproke.


“Pra këto ishin katër fakte për të cilat ne i morëm vesh sot zyrtarisht nga kryeministri të cilat e lëvizin në mënyrë drastike boshtin e politikës dhe qëndrimeve institucionale të Republikës së Kosovës të cilat ne besojmë që e dëmtojnë shumë pozicionin e Kosovës me Serbinë. Ky pozicionim i kryeministrit mendojmë se është i dëmshëm dhe vlerësojmë se është i rrezikshëm për interesin e vendit. Në kërkuam dhe propozuam në mënyrë formale pas deklarimeve të kryeministrit se është i gatshëm me diskutu çështjet në detaje”, tha ai, raporton Telegrafi.

Tutje Gashi tregoi se edhe pse propozuan që të diskutojnë për dialogun, kjo nuk u votua me deputetët e LVV-së.

​Nuk kalon mocioni i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun
Lexo po ashtu ​Nuk kalon mocioni i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun

“Propozuam që të diskutojmë lidhur me bisedimet me Serbinë. Por e çuditshme është që kryeministri edhe pse premtoi që është i gatshëm që të bisedoj, refuzoi, duke kërkuar nga deputetët e LVV që të votojnë kundër këtij propozimi për ta trajtuar këtë çështje e cila ishte e karakterit urgjent… Këto katër fakte kanë qenë të paditura për opinionin publik dhe për politikën në Kosovë, që marrëveshja nuk është finale, që nuk është ligjërisht e obligueshme me garanci ndërkombëtare dhe që nuk e ka pjesë të saj njohjen reciproke”, tha Gashi.

Deputeti i LDK-së, po ashtu u shpreh se do të vazhdojnë që të insistojnë që të diskutojnë për këtë temë dhe se do të kërkojnë që kjo temë të diskutohet ditën e parë të javës së ardhshme.

“Ne po ashtu vazhdojmë të jemi insistues që debati të mbahet sa më shpejt, dhe do të kërkojmë që ky debat të mbahet ditën e hënë. Në mënyrë institucionale, siç ka marr vendim kuvendi që para çdo bisedimi dhe pas saj të raportohet në kuvend… Tash do të shohim nëse do të jetë me dyer të hapura apo të mbyllura”, tha ndër të tjera Gashi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar mocionin e parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori