LAJMI I FUNDIT:

​Nuk kalon mocioni i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun

​Nuk kalon mocioni i LDK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar mocionin e parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, propozoi që të ndryshohet rendi i ditës në seancën e sotme të kuvendit.


Gashi kërkoi që në rend dite, si pikë e karakterit urgjent në rend të ditës të jetë debati në lidhje me çështjen e dialogut me Serbinë.

“Duke qenë se është java e dytë që tentojmë në Kuvend të diskutojmë për këtë çështje dhe java e dytë radhazi që koha s’na del, është logjike që në bazë edhe të kërkesës së kryeministrit, ne të debatojmë”.

“Pra, për të debatuar e diskutuar duhet shtuar kohën, për të shtuar kohën duhet të ndiqen procedurat, për t’u ndjekur procedurat duhet të futet si pikë e karakterit urgjent në rend të ditës, pra unë propozova që t’ia plotësojmë dëshirën kryeministrit dhe të diskutojmë për këtë çështje, si të ketë qejf kryeministri, nëse do me dyer të mbyllura, nëse do me dyer të hapura”, u shpreh Gashi.

Në votim morën pjesë 68 deputetë prej të cilëve 13 votuan pro dhe 55 nga pozita ishin kundër, gjë që bëri që propozimi të mos kalojë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm për të diskutuar për dialogun me Serbinë dhe planin evropian, por jo “shkel e shko”, pasi siç tha, ka pika të rëndësishme në agjendën e sotme parlamentare.

“Bisedimet për bazën e propozimit evropian nuk kanë filluar ende, por po diskutohet dhe bisedohet për propozimin, por jo për bazën e propozimit. Andaj, unë do të kisha sugjeruar, por natyrisht Kuvendi vendos. Nuk do të ketë as nesër, as pasnesër dhe as në fillim të javës së ardhshme takim në Bruksel”, tha Kurti.

“Pasi s’ka ftesë, nuk është diçka urgjente, unë javën e kaluar kam thënë thirrni seancë të Kuvendit. Nëse nuk e kemi bërë javën e kaluar siç duhet, mos të bëjmë sot për sot, pasi ka shumë pika të rëndësishme. Por lirisht, kur doni edhe unë po sjell më shumë ministra se zakonisht dhe disa deputetë që nuk janë dhe të bëjmë diskutimin të hapur dhe të thellë. Vetëm nuk jam duke bërë shkel e shko”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori