Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të enjten ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë trasparence në raport me dialogun me Serbinë.
Duke iu drejtuar kreut të ekzekutivit, Krasniqi ka thënë se në dialog ai nuk ka nevojë që të fshihet, as të luajë rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit.
Për PDK-në sipas tij, mjafton që Kurti ta ushtrojë përgjegjësinë ligjore e kushtetuese të cilën e ka si kryeministër i vendit.
“Të jesh konsistent në qëndrime është parim fisnik në politikë. Të jesh pragmatik në politike do të thotë të veprosh duke i ruajtur parimet. Që të dyja këto qasje janë krejtësisht legjitime kur i përgjigjen kërkesave të kohës. E vetmja gjë që nuk është fisnike është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon. Kjo është rruga që po e ndjek kryeministri Albin Kurti në mënyrën se si është qasur qeverisjes në përgjithësi, e veçanërisht zhvillimeve të fundit në lidhje me dialogun”.
“Dua që t’ia bëjë të qartë kryeministrit se në raport me dialogun nuk ka nevojë as të fshihet as të luajë rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit. Për PDK-në mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese që e ka si kryeministër”, ka thënë Krasniqi.
Ai tutje është shprehur se Kurti duhet të dialogojë me Serbinë dhe të arrijë marrëveshje që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Kosovës.
“Krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente sepse proceset qeverisëse janë çështje edhe teknike edhe politike. Kryeministri nuk ka nevojë të na njoftojë se e ka pranuar propozimin franko-gjerman nga një restorant me biftek përpara, por duhet këtu në Kuvend ku janë përfaqësuesit e popullit”.
“Ne si PDK për dialog kryeministër as nuk të kemi penguar as linçuar, por të kemi mbështetur sepse përball Serbisë jemi bashkë. Nuk është as demokratike as fisnike që këto zhvillime t’i bësh duke u fshehur. Duhet të jesh i vetëdijshëm se dialogu nuk është çështje private mes teje dhe Vuçiqit, por çështje shtetërore. Të ftoj që të bëhesh serioz dhe ta ushtrosh përgjegjësinë në mënyrë transparente”, ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar