LAJMI I FUNDIT:

Radev nga Brukseli: BE të monitorojë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni

Radev nga Brukseli: BE të monitorojë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni

Presidenti bullgar Rumen Radev, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Evropës që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel, do ta hap çështjen e fushatës anti-bullgare që sipas tij, ndodhet në Maqedoni.

Radev tha se do të kërkojë nga BE të vendos monitorim për të garantuar respektimin e të drejtave të bullgarëve në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fushata anti-bullgare në Maqedoninë e Veriut tashmë po çon në krime të urrejtjes – djegie dhe të shtëna nëpër klube bullgare, dhunë fizike. Pres reagim përfundimtar dhe institucional nga autoritetet në Maqedoni dhe veprime të menjëhershme për zbulimin e autorëve. Fatkeqësisht, për momentin nuk shoh vullnet politik dhe ka mospërputhje mes ambicieve dhe angazhimeve politike të RMV-së dhe realitetit në të cilin jetojnë bullgarët maqedonas. Mohimi i ekzistimit të këtyre problemeve vetëm vonon zgjidhjen, çon në më shumë krime dhe ndjenjën e mosndëshkimit dhe vetëm stimulon krimet e urrejtjes”, tha Radev.


Ndryshe, në takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të zhvillojë takim me të gjithë liderët evropianë sipas grupeve dhe të kërkojë më shumë armë për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori