LAJMI I FUNDIT:

Hill: Kosova në organizatat ndërkombëtare, e serbët Asociacionin

Hill: Kosova në organizatat ndërkombëtare, e serbët Asociacionin

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha të mërkurën se negociatorët evropianë dhe amerikanë duan formimin e Asociacionit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Vendimi për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme merret ekskluzivisht nga autoritetet në Serbi dhe nëse zgjedhjet zhvillohen, do të shohim se si do të reagojmë ndaj tyre”, tha Christopher Hill, raporton N1.

Ai në Asamblenë e Përgjithshme të Odës Ekonomike Amerikane theksoi se negociatorët nga Bashkimi Evropian, të cilëve u janë bashkuar edhe amerikanët, po përpiqen të zbatojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të krijojnë hapësirë, ku Kosova mund të ketë të drejtë dhe obligim të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.


“Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme që Serbia t’i përkushtohet detyrës së saj kryesore – përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke u përkushtuar ndaj një sërë parimesh të përbashkëta të BE-së”, tha Hill.

Sipas ambasadorit, zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme që Serbia t’i përkushtohet detyrës qendrore të përgatitjes për anëtarësim në BE.

Ai konsideron se Beogradi heziton të harmonizohet me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, elementi më i rëndësishëm i së cilës është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

“Askujt nuk i pëlqen të vendosë sanksione ndaj dikujt, por pjesë e saj është nevoja për solidaritet dhe qëllim të përbashkët. Serbia duhet të vendosë. Ajo ka kundërshtuar prej kohësh sanksionet, por ajo kohë po mbaron dhe ajo duhet të bëjë atë që është në interesin e saj më të mirë. Ajo që Serbia ka nevojë dhe dëshiron të bëjë është të anëtarësohet në BE”, u shpreh Hill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori