Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.
Këtë deklarim Kurti e bëri pas takimit që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë – gati një vit pasi iu dorëzua ky propozim i njohur si plani evropian.
Pasi deklaratës së kryeministrit nuk vonuan reagimet e opozitës, e cila e kritikon Kurtin për mos transparencë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Kurti deklaroi se ka pranuar propozimin franko-gjerman pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai.
“Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë”, shkroi ai në Facebook.
Tutje, ai pyeti se a është ky plan në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit.
E kësaj pyetje iu përgjigj të martën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një deklarim për media.
Ai tha se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritët për këtë çështje, derisa theksoi se Kurti qysh para tre muajve e ka pranuar se ky propozim është i pranueshëm për Kosovën dhe është bazë e mirë. Kjo pasi sipas tij, aty nuk përmendet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, ai pranoi se në atë plan Kosova e merr një obligim për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.
“E tëra që mund të aludohet për nënkuptim të Asociacionit në atë plan është marrëveshjet e deritashme të arritura në dialog. Kosova e merr përsipër njëfarë obligimi për marrëveshjet e arritura deri tani në dialog”.
“Pra, në këtë aspekt mund të thuhet eksplicit është referenca në Asociacion. Por, çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Kushtetuesja dhe tash çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit”, deklaroi Konjufca.
Ai përmendi edhe dy rreziqe që sipas tij, i vijnë Kosovës me planin evropian.
“Unë mendoj se janë dy rreziqe për Kosovën. E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe pse është kompromis, po mundohem ta ndaj me ju. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘defacto’, pra shtetësia e Serbisë ndaj Kosovës nuk pranohet drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë. Kjo i bie që nuk praniohet përmes një akti shtetëror të Serbisë, por përmes një marrëveshje me BE-në”.
“Rreziku i dytë fare i lehtë për Kosovën është që duket sikur nuk e ka njohjen e marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj kjo do të jetë taktikë e Serbisë”, përfundoi Konjufca.
Se pranimi i planit evropian nga Kurti nuk është qëndrim kundërthënës mendon edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Ai në një prononcim për Telegrafin tha se kreu i ekzekutivit kosovar që nga fillimi nuk e ka refuzuar këtë propozim dhe sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme.
“Propozimin e BE-së që nga fillimi nuk e ka refuzuar kryeministri Kurti, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Madje, kryeministri Kurti shumë kohë para Serbisë e ka pranuar që plani evropian përbën një bazë të mirë dhe Kosova është e gatshme të negociojë për të”.
“Kurse, muaj më parë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq e refuzoi këtë plan duke e quajtur katastrofal. Prandaj, nuk e shoh si kundërthënës pranimin e këtij plani nga qeveria”, deklaroi Fetahu, duke shtuar se “ky plan nuk e siguron njohjen de-jure, por hap rrugë që në të ardhmen të vijë njohja de-jure dhe të negociohet për të”.
Ndryshe, emisari Lajçak teksa u shpreh se i vjen mirë që “edhe Kosova pranoi në parim planin e BE-së”, paralajmëroi se do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.
Telegrafi ka pyetur zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, se kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimit e këtij artikulli.
E Fetahu nga GLPS-ja tha se duke marrë parasysh rrjedhën logjike të ngjarjeve, dinamizim të takimeve të nivelit të lartë mund të ketë nga marsi e tutje.
“Dhe afat decidiv për marrëveshje nuk besoj që ka pasi që dinamikat e dialogut mund të ndryshojnë shumë dhe kjo mund të shkaktojë edhe zvarritje të procesit. Por, dinamizim, më shumë aktivitet nga partnerët ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje me siguri që do të ketë”, përfundoi ai.
Propozimi i Bashkimit Evropian, që më herët njihej si plani franko-gjerman, ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite