Administrata Tatimore e Kosovës me anë të një njoftimi ua ka rikujtuar të gjithë personave dhe bizneseve se furnizimi i mallrave ose shërbimeve në mënyrë elektronike (online) është një formë e tregtisë dhe se duhet lëshuar kuponët fiskal.
ATK thotë se furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.
“Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore”, thekson ATK-ja.
“Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale. Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (shitësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kuponë fiskal dhe atë t’ia dërgojë klientit së bashku me produktin”, vijon njoftimi.
Po ashtu, ATK tregon se kostot e transportit duhet të tregohen gjithmonë në vetë faqen e internetit, përmes së cilës furnizohen mallrat apo shërbimet.
“Nëse do të lëshohet një kupon fiskal i veçantë për furnizimin e mallrave të porositura përmes internetit (online), varet nëse kostoja e dorëzimit (transportit) është përfshirë në atë çmim të furnizimit. Nëse kostoja e dorëzimit (transportit) përfshihet në çmimin e mallit të paguar nga klienti, kjo do të tregohet në kupon fiskal si artikull i veçantë. Megjithatë, nëse çmimi i paguar nga klienti i referohet vetëm mallrave pa kosto të dërgesës (transportit), atëherë kompania e transportit është e detyruar të lëshojë një kupon fiskal të veçantë për kostot e transportit. Në këto raste, kostot e dorëzimit (transportit) duhet të tregohen gjithmonë në vetë faqen e internetit, përmes së cilës furnizohen mallrat dhe/ose shërbimet”, tregon ATK.
“Çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtroj të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal. Andaj, një kupon fiskal është dëshmi se tatimi është llogaritur dhe paguar për një blerje të caktuar. Këto mjete përmes të hyrave buxhetore kthehen në buxhetin e Republikës së Kosovës, të cilat më tutje përdoren për ndërtimin e infrastrukturës publike, spitaleve, shkollave, çerdheve për fëmijët, etj., nga të cilat projekte përfitojnë drejtpërdrejt apo indirekt qytetarët”, përfundon Administrata Tatimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron