LAJMI I FUNDIT:

Duket se karriera e Neuerit te Bayern Munichu do të përfundojë në mënyrë skandaloze

Duket se karriera e Neuerit te Bayern Munichu do të përfundojë në mënyrë skandaloze

Karriera e Manuel Neuer në Bayern Munich ka më shumë gjasa të përfundojë, sipas raportimeve në Gjermani.

Gardiani ishte i nervozuar pasi gjigantët gjermanë shkarkuan trajnerin afatgjatë të portierëve Toni Tapalovic dhe sulmoi vendimin e klubit në një intervistë të sinqertë.


Dhe BILD pretendon se tani ka të ngjarë që portieri veteran, i cili është jashtë fushës për rreth pesë muaj pasi ka thyer këmbën gjatë skijimit, nuk do të luajë më kurrë për klubin pas sagës.

Detaje të reja nga lëndimi i Neuerit gjatë skijimit: Gjakderdhja e madhe mund t’i shkaktonte vdekjen, u shpëtua nga një helikopter
Lexo po ashtu Detaje të reja nga lëndimi i Neuerit gjatë skijimit: Gjakderdhja e madhe mund t’i shkaktonte vdekjen, u shpëtua nga një helikopter

Neuer i kishte thënë Athletic: “Ai vendim më goditi jashtëzakonisht shumë… Erdhi nga hiçi. Edhe për Tonin. Nuk e kuptova fare. Me të vërtetë më theu”.

“Për mua, kjo ishte një goditje – kur isha tashmë në tokë (për lëndimin e tij). Ndjeva sikur po më shqyen zemrën. Ishte gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierën time”.

“Të gjithë në grupin tonë të portierëve u bënë copë-copë. Njerëzit shpërthyen në lot… Nuk kishte asnjë arsye që mund ta kuptoja. U thanë gjëra me të cilat nuk jam dakord. Asgjë që kam dëgjuar nuk do të kishte përjashtuar mundësinë që njerëzit të flisnin me njëri-tjetrin dhe t’i zgjidhnin gjërat”, ka shtuar më tej ai.

Neuer rrëfen rrëzimin me ski, tregon se si drejtuesit e Bayernit nuk i besuan fillimisht për aksidentin
Lexo po ashtu Neuer rrëfen rrëzimin me ski, tregon se si drejtuesit e Bayernit nuk i besuan fillimisht për aksidentin

Legjendat e klubit e kanë kritikuar Neuerin për komentet e tij të hapura, me drejtorin ekzekutiv Oliver Kahn duke paralajmëruar “ne do të flasim me të shumë qartë” për ankesat e tij publike.

Ndërsa Lothar Matthaus goditi Neuerin, duke këmbëngulur se ai nuk është më i pranueshëm si kapiten i Bayernit, pasi Nagelsmann tha se intervista nuk i ndihmon gjërat të qetësohen mes garës së tyre të ashpër për titullin e Bundesligës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori