Pas udhëzimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, deputetët e PD-së në qarqe të ndryshme së bashku me kandidatët për kryetar bashkie kanë nisur takimet me strukturat për mobilizmin e protestës së 11 shkurtit.
Kryefjala e këtyre mbledhjeve është largimi i kryeministrit Edi Rama si dhe nisja e një cikli protestash që do të zhvillohen pas 11 shkurtit.
Në kuadër të udhëzimit të kryedemokratit, deputeti Luan Baçi zhvilloi një takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve të qarkut Fier dhe kandidatët për kryetar bashkie, Fier, Lushnje, Mallakastër, Divjakë, Patos, Roskovec, raporton Euronews Albania.
Takime u zhvilluan edhe në Gjirokastër me Kryesinë e degës, drejtues të degëve të PD në Qark, kandidatët për kryetarë të bashkive Gjirokastër, Libohovë, Dropull, Tepelenë, Memaliaj, Përmet e Këlcyrë.
Edhe në Elbasan janë zhvilluar takime me strukturat e PD, ku u bë thirrje për një organizim dhe pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit në kryeqytet.
Në Vlorë u zhvillua një takim pune/mbledhje e zgjeruar e Kryesisë së Partisë Demokratike të qytetit, ku të pranishëm ishin Sekretarët Funksional të degës dhe disa prej kryetarëve të Grupseksioneve. Në thelb të mbledhjes ishte organizimi që Partia Demokratike Vlorë do të ketë për Protestën e 11 Shkurtit, si një moment i rëndësishëm politik për demokracinë, pluralizmin dhe votën e lirë, për të gjithë shqiptarët.
Edhe në Kukës, grupi i punës së Degës së Partisë Demokratike në këtë qytet mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua në lidhje me procesin e kontrollit të listave të votuesve, përgatitjen për njoftimin e strukturave ne nivel seksioni dhe grupseksioni për pjesëmarrje në protestën e datës 11.02.2023. Po ashtu u diskutua edhe rreth situatës politike në nivel lokal dhe kombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit