LAJMI I FUNDIT:

Pse kalimi i Aubameyang te Milani do t’i përshtatej të gjithëve?

Pse kalimi i Aubameyang te Milani do t’i përshtatej të gjithëve?

Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se mund të largohet nga Chelsea për t’u bashkuar me Milanin këtë verë, një ndryshim që do t’i lejojë ata të rrisin në skuadër numrin e lojtarëve të dalë nga akademia.

33-vjeçari e filloi karrierën e tij në Francë dhe u transferua në Itali në janar të 2007 për të qenë pjesë e akademisë së të rinjve Rossoner, në moshën 17-vjeçare.

Ai mbeti në librat e tyre deri deri në shitjen te Saint-Etienne në 2012 për vetëm 1.8 milionë euro, pasi ishte huazuar te Dijon, LOSC Lille dhe Monaco.


Chelsea publikon emrat për Ligën e Kampionëve: Aubameyang mbetet jashtë listës, po ashtu edhe Broja i lënduar
Lexo po ashtu Chelsea publikon emrat për Ligën e Kampionëve: Aubameyang mbetet jashtë listës, po ashtu edhe Broja i lënduar

Reprezentuesi i Gabonit që atëherë ka përfaqësuar Borussia Dortmundin, Arsenalin dhe Barcelonën përpara transferimit të tij prej 12 milionë euro te Chelsea në shtator të vitit 2022.

Kontrata e Aubameyang shkon vetëm deri në qershor 2024 dhe ai u la jashtë listës së skuadrës së Chelseat në Ligën e Kampionëve pas fluksit të nënshkrimeve të reja në janar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari u pa duke kaluar fundjavën në Milano me familjen e tij, ndoshta një aluzion për të ardhmen e tij, si dhe duke vizituar disa banesa të vjetra.

Lëvizja e tij te Chelsea shkoi keq shumë shpejt, pasi ai erdhi atje për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij të Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, i cili u shkarkua menjëherë një javë më vonë.

Rikthimi i Aubameyang në San Siro do t’i përshtatej gjithashtu Milanit, sepse ata kanë shumë pak lojtarë të dalë nga akademia në skuadër dhe ai do t’i përshtatej kësaj faturë, megjithëse me një hendek shumë të gjatë midis kohës së tij në Milanello dhe tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pas veprimit skandaloz ndaj gjyqtarit

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Jo vetëm Thuram, një tjetër yll i Interit mund ta humbasë duelin ndaj Barcelonës

Jo vetëm Thuram, një tjetër yll i Interit mund ta humbasë duelin ndaj Barcelonës

Liga e Kampionëve
Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

La Liga
Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

La Liga
Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori